2018
Më në Fund një Familje Përgjithmonë
Korrik 2018


Më në fund një Familje Përgjithmonë

Autorja jeton në Kolorado, SHBA.

“Çdo gjë që ti do të vulosësh në tokë, do të vuloset edhe në qiell” (Helamani 10:7).

Pamja
Finally a Forever Family

Çfarë do të thotë ‘Familjet Janë Përgjithmonë’? pyeti Mia. Ajo lëvizi gurin e saj në fushën e lojës. Ajo dhe mikesha e saj më e mirë, Zoi, po luanin një lojë në dhomën e ndenjjes së Zoit. Në mur ishte një pikturë ku shkruhej: “Familjet Janë Përgjithmonë”. Mias i pëlqente kjo ide.

“Kjo do të thotë se edhe pasi vdisni, ju jeni përsëri një familje”, shpjegoi Zoi. Ajo hodhi një kartë të lojës dhe lëvizi gurin e saj.

Mia pa përreth dhomës. Ajo dukej normale. Kishte kolltukë, tavolina, jastëkë dhe një televizor. Por shtëpia e Zoit kishte diçka ndryshe nga e saja. “A e ke një familje përgjithmonë?” pyeti Mia.

Zoi e hoqi vështrimin nga loja duke buzëqeshur. “Po! Nëna dhe babai im u martuan në tempull. Kështu që ne mund të jemi së bashku përgjithmonë.”

“A është kjo arsyeja pse shtëpia juaj të jep një ndjesi të ndryshme?” pyeti Mia.

Zoi pa e hutuar. “Ndryshe?”

Mia nuk dinte se si ta shpjegonte ndjesinë në shtëpinë e Zoit. Është e lumtur dhe e ngrohtë. Por kjo tingëllonte trashanike për t’u thënë. “Mos u shqetëso”, tha ajo. “Le të vazhdojmë të luajmë”.

Atë natë Mia nuk mund të ndalej së menduari për familjen e përjetshme të Zoit. Asaj i pëlqente ndjesia në shtëpinë e Zoit. Familja e Miës do të transferohej në Ontario të Kanadasë, pas disa ditësh. Ajo pyeste veten si do të qe ndjesia në shtëpinë e tyre të re.

“Mami, shtëpia e Zoit të jep një ndjesi aq të lumtur”, tha Mia kur mami po e mbulonte në shtrat. “Unë dua që shtëpia jonë e re të krijojë atë ndjesi.” Mia mendoi se sa shumë i donte mamin, babin dhe vëllezërit e saj të vegjël. “Dua që familja jonë të jetë e përjetshme gjithashtu.”

Mami e dëgjonte në heshtje. Mandej ajo tha: “Unë gjithashtu”.

Të nesërmen, mami i telefonoi mamit të Zoit. Ajo mësoi se familja e Zoit shkonte në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

“Unë dua të shkoj në atë kishë”, u tha Mia prindërve të saj ndërsa ata po paketonin. Shtëpia e tyre tani ishte thuajse bosh.

“Mami i Zoit tha se ajo mund të na ndihmonte të gjenim një ndërtesë kishe”, tha babi ndërsa ngjiti me ngjitëse një kuti.

Mia buzëqeshi dhe ndjeu një dridhje në stomak. Ndoshta shtëpia e tyre e re mund të jepte një ndjesi po aq të ngrohtë dhe të lumtur si ajo e Zoit!

Sapo u vendosën në shtëpinë e tyre të re, familja e Mias filloi të shkonte në kishë. Njerëzit atje ishin shumë të këndshëm. Të gjithë e quanin njëri-tjetrin “Vëlla” dhe “Motër”. Mia shkoi në Fillore me vëllezërit e saj të vegjël. Asaj i pëlqente të këndonte këngë dhe t’i lexonte shkrimet e shenjta.

Shpejt dy të reja erdhën në shtëpinë e Miës. Emrat e tyre qenë Motra Xhastin dhe Motra Ramos, dhe ato qenë misionare. Ato i treguan familjes së Miës rreth Atit Qiellor, Jezusit dhe Librit të Mormonit. Miës i pëlqente të dëgjonte rreth ungjillit. Edhe vëllezërit e saj rrinin në qetësi dhe mbanin vesh!

Mia i tregoi Motrës Ramos dhe Motrës Xhastin rreth shtëpisë së Zoit. “Dëshiroj një familje të përjetshme si ajo e Zoit.”

“Ati Qiellor do që të gjithë ne të kemi familje të përjetshme”, tha Motra Ramos me një buzëqeshje të madhe. “Ai do që të jemi të lumtur.”

Shpejt familja e Miës vendosi të pagëzohej.

Zoi dhe familja e saj udhëtuan me makinë deri në Ontario për pagëzimet. Një vit më vonë, ata erdhën përsëri. Këtë herë ishte për shkak se Mia dhe familja e saj po vuloseshin në tempull!

Ditën e vulosjes, Mia qëndroi jashtë tempullit me familjen e saj, veshur në të bardha. Ata po buzëqeshnin të gjithë vesh më vesh. Mia ndiente ngrohtësi dhe paqe brenda vetes. “Ne jemi një familje e përjetshme tani!” tha ajo e lumtur.

“Ashtu është”, tha babi. “Ne jemi familje e përjetshme.”

Shtyp në Letër