2018
“Në Fakt, Jam një prej Tyre”
Korrik 2018


“Në Fakt, Jam një prej Tyre”

Ebi Thorn

Jutë, SHBA

Pamja
woman on a bus

Ilustrimi nga Bradley Clark

Sapo isha ulur në autobus, kur një burrë nga ana tjetër e ndenjëseve u përkul drejt meje dhe tha: “Ju keni një shpirt të bukur”.

Pa dyshim që u befasova. Nuk më kishin bërë kurrë përgëzime për shpirtin tim më parë. E pasigurt se si të përgjigjesha, thjesht thashë: “Faleminderit”.

Burri më tha se ai mund ta dallonte për shkak të punës me grupin e tij fetar. E dëgjova teksa më dha këshilla mbi mënyrën se si ta mbaja të bukur shpirtin tim.

Kur autobusi ndaloi në një stacion, që të dy u ngritëm të dilnim dhe ai më dha një mendim të fundit: “Sigurohu që të mos t’i dëgjosh ata mormonët”.

U duk sikur koha ngriu për një çast. Ky burrë kishte parë diçka të veçantë në pamjen time, por ai nuk e kishte idenë se ajo ishte në saje të besimit tim fetar.

Si do t’i përgjigjesha? Që të jem e ndershme, mendimi im i parë ishte që të mos thosha gjë dhe të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar. Shqetësohesha se, po t’i thosha se isha anëtare e Kishës, ai mund të reagonte negativisht ose madje ashpër.

Por më pas një shkrim i shenjtë më erdhi në mendje: “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson” (Romakëve 1:16). E kuptova se nuk kisha turp për ungjillin dhe e dija se shpirti im nuk mund të shndriste për të tjerët nëse nuk qëndroja si dëshmitare. Me vendosmërinë time të përtëritur, e pashë burrin dhe i thashë: “Në fakt, jam një prej tyre”.

Burri më vështroi dhe unë e vështrova atë. Për habinë time, ai qeshi dhe tha se nuk mund të bashkohej me Kishën sepse ishte shumë i dhënë pas kafes. Edhe unë qesha dhe vazhduam në rrugët tona të veçanta.

Ende deri më sot, jam e gëzuar për zgjedhjen që bëra. E di se mund të jetë e vështirë të qëndrosh si anëtare e Kishës. Ndonjëherë mund të jetë tmerruese! Por kur ngrihemi për Perëndinë, shpirtrat tanë mund të shndrijnë si drita për botën.

Shtyp në Letër