2018
Libri i Mormonit Sjell Begati
Korrik 2018


Kur Prapë të Takohemi

Libri i Mormonit Sjell Begati

Nga “The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 4–7.

Ekziston një fuqi brenda librit që do të fillojë të vërshojë në jetën tuaj që në çastin kur filloni një studim serioz të librit.

Pamja
marking scriptures

Ilustrimi nga Bjorn Thorkelson

A nuk ka diçka thellë në zemrën tonë që dëshiron shumë të vijë më pranë Perëndisë, të jetë më shumë si Ai në ecjen tonë të përditshme, ta ndiejë praninë e Tij me ne vazhdimisht? Nëse po, atëherë Libri i Mormonit do të na ndihmojë ta bëjmë këtë më tepër se çdo libër tjetër.

Nuk është thjesht se Libri i Mormonit na mëson të vërtetën, edhe pse ai vërtet e bën këtë. Nuk është vetëm se Libri i Mormonit dëshmon për Krishtin, edhe pse vërtet e bën atë, gjithashtu. Por ka diçka më tepër. Ekziston një fuqi brenda librit që do të fillojë të vërshojë në jetën tuaj në çastin kur filloni një studim serioz të librit. Ju do të gjeni fuqi më të madhe për t’i bërë ballë tundimit. Do të gjeni fuqinë për ta shmangur mashtrimin. Do të gjeni fuqinë që të qëndroni në shtegun e ngushtë e të ngushtuar. Shkrimet e shenjta janë quajtur “fjalët e jetës” (shih DeB 84:85) dhe kjo nuk është askund tjetër më e vërtetë nga sa është për Librin e Mormonit. Kur filloni të keni uri dhe etje për ato fjalë, ju do të keni në jetë begati gjithnjë e më të madhe. …

Këto premtime – dashuri dhe harmoni më të madhe në shtëpi, respekt më të madh midis prindit dhe fëmijës, shpirtshmëri dhe drejtësi më të madhe – nuk janë premtime bosh, por saktësisht ajo që Profeti Jozef Smith kishte parasysh kur tha se Libri i Mormonit do të na ndihmojë të afrohemi më shumë te Perëndia. …

Mbi dhjetë vjet përpara, unë bëra deklaratën e mëposhtme lidhur me Librin e Mormonit:

“A qëndrojnë pasoja të përjetshme mbi mënyrën se si reagojmë ndaj këtij libri? Po, qoftë për bekimin tonë ose për ndëshkimin tonë.

Çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme duhet ta bëjë studimin e këtij libri një përkushtim që zgjat gjithë jetën. Në të kundërt, ai po e vendos shpirtin e tij në rrezik dhe po shpërfill atë që mund t’i japë unitet shpirtëror dhe intelektual gjithë jetës së tij. Ka një ndryshim midis një të kthyeri në besim i cili ngrihet mbi shkëmbin e Krishtit nëpërmjet Librit të Mormonit dhe mbahet fort te shufra e hekurt, dhe atij që nuk është i tillë.”

… Le të mos mbetemi nën mallkim, … duke e trajtuar me shkujdesje këtë dhuratë të madhe dhe të mrekullueshme që Zoti na ka dhënë. Përkundrazi, le t’i fitojmë premtimet që vijnë nga ruajtja e tij si thesar në zemrat tona.

Shtyp në Letër