2018
Ju Mund të Jeni i Denjë për në Tempull
Korrik 2018


Përgjigje nga Udhëheqësit e Kishës

Ti Mund të Jesh i Denjë për në Tempull

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të prillit 2016.

Pamja
You Can Be Temple Worthy

Është dëshira jonë e madhe që anëtarët e Kishës do të jetojnë për të qenë të denjë për një rekomandim tempulli. Ju lutem, mos e shikoni tempullin si një synim të largët e ndofta të paarritshëm. Duke punuar me peshkopin e tyre, shumica e anëtarëve mund t’i arrijnë të gjitha kërkesat e drejta në një periudhë relativisht të shkurtër kohore nëse kanë vendosmëri për t’u kualifikuar dhe për t’u penduar plotësisht për shkeljet. Kjo përfshin të qenit të gatshëm për ta falur veten tonë dhe për të mos u përqendruar te papërsosuritë apo mëkatet tona si ato që na shkualifikojnë përgjithmonë për të hyrë në një tempull të shenjtë.

Shlyerja e Shpëtimtarit u krye për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Sakrifica e Tij shëlbuese i përmbush kërkesat e drejtësisë për të gjithë ata që pendohen me të vërtetë. Shkrimet e shenjta e përshkruajnë këtë në mënyrën më të bukur:

“Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora” (Isaia 1:18).

“Dhe nuk do [t’i] kujtoj më [ato]” (Jeremia 31:34).

Ne ju sigurojmë se të jetuarit e parimeve të drejta do t’ju sjellë juve dhe familjes suaj lumturi, përmbushje dhe paqe. Anëtarët, si ata në moshë madhore edhe të rinjtë, e garantojnë vetë denjësinë e tyre kur u përgjigjen pyetjeve për rekomandimin e tempullit. Kërkesa thelbësore është të rritet dëshmia jonë për Perëndinë, Atin, Birin e Tij, Jezu Krishtin, e për Rivendosjen e ungjillit të Tij dhe të përjetojmë shërbesën e Frymës së Shenjtë.

Ju lutem, dijeni se sa me zell ne dëshirojmë që çdonjëri të bëjë çfarëdo ndryshimi të nevojshëm për t’u kualifikuar për tempullin. Shqyrtojeni me lutje se ku jeni në jetën tuaj, kërkojeni udhërrëfimin e Shpirtit dhe bisedoni me peshkopin tuaj rreth përgatitjes së vetes suaj për tempullin. Presidenti Tomas S. Monson (1927‑2018) ka thënë: “Nuk ka synim më të rëndësishëm për ju drejt të cilit të punoni, sesa të jeni të denjë për të shkuar në tempull”1.

Unë lutem që secili prej nesh do ta nderojë Shpëtimtarin dhe do të bëjë çfarëdo ndryshimi të nevojshëm për ta shikuar veten tonë në tempujt e Tij të shenjtë. Duke bërë kështu, ne mund t’i arrijmë qëllimet e Tij të shenjta e ta përgatitim veten tonë dhe familjet tona për të gjitha bekimet që Zoti dhe Kisha e Tij mund të japin në këtë jetë dhe në përjetësi.

Shënim

  1. Tomas S. Monson, “Tempulli i Shenjtë – Një Fener për Botën”, konferenca e përgjithshme e prillit 2011.

Shtyp në Letër