2018
Ruthi Ishte një Mikeshë Besnike
Korrik 2018


Karta e Heroit të Dhiatës së Vjetër

Ruthi Ishte një Mikeshë Besnike

Pamja
Ruth Was a Loyal Friend

Një grua e quajtur Naomi jetonte me dy bijtë e saj dhe bashkëshortet e tyre. Kur të dy bijtë vdiqën, Naomi u tha bashkëshorteve të tyre se ato mund të ktheheshin te familjet e veta. Por njëra nga bashkëshortet, Ruthi, ishte shumë besnike. Ajo zgjodhi të qëndronte dhe të ndihmonte për përkujdesjen për Naomin. Ruthi shkonte të mblidhte grurë në një fushë aty pranë. Pronari pati dëgjuar se sa njeri i mirë ishte Ruthi. Ai ishte i sjellshëm me Ruthin. Ruthi vendosi të martohej me të. Ruthi dhe Naomi mbetën mikesha të mira dhe Naomi ndihmoi për përkujdesjen ndaj birit të Ruthit. Vite më vonë, Jezusi lindi në linjën e kësaj familjeje. Kjo do të thotë se Ruthi ishte një nga paraardhëset e Jezusit.

Ruthi

Ruthi zgjodhi të ishte një mike besnike dhe unë mundem gjithashtu!

  • Mësoje përmendsh Ruthi 1:16.

  • Të jesh besnik do të thotë ta mbështetësh dikë edhe kur është e vështirë. Shkruaj në ditarin tënd rreth një rasti kur dikush ishte besnik ndaj teje.

  • Zër një mik të ri këtë javë. Mëso tri gjëra zbavitëse rreth tij!

  • Unë mund të jem një mik i mirë duke …

Shtyp në Letër