2018
Çfarë Bëjmë Ne në Tempull?
Korrik 2018


Përgatitje për Jetën

Çfarë Bëjmë Ne në Tempull?

Pamja
baptismal font

Tempulli është një vend i shenjtë ku ne mund të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Në tempull, neve na mësohen të vërteta të rëndësishme, marrim pjesë në ordinanca të priftërisë (ceremoni të shenjta) dhe bëjmë besëlidhje (premtime të shenjta) me Perëndinë, që na përgatitin të kthehemi në praninë e Tij.

Ne mund t’i marrim ordinancat e tempullit për vete si dhe për paraardhësit tanë. Për shembull, të rinjtë e të rejat mund të marrin pjesë në pagëzime në emrin e paraardhësve të tyre dhe të të tjerëve që nuk e patën rastin të pagëzoheshin me anë të autoritetit të duhur kur ishin gjallë. Për të rriturit, ordinanca të tjera tempulli përfshijnë dhurimin [indaumentin] dhe vulosjet (të tilla si martesa në tempull).

Pagëzimi dhe Konfirmimi për Paraardhësit Tanë

Pagëzimi dhe konfirmimi janë thelbësorë për shpëtimin e çdo njeriu të përgjegjshëm që ka jetuar në tokë (shih Gjoni 3:5). Megjithatë, shumë njerëz kanë vdekur pa e pasur mundësinë për ta dëgjuar ungjillin ose për t’i marrë këto ordinanca. Nëpërmjet hirit dhe mëshirës së Jezu Krishtit, është përgatitur një mënyrë që gjithkush t’i marrë këto bekime. Në tempuj, anëtarë të denjë të Kishës mund të kryejnë pagëzime në emrin e atyre që kanë vdekur. Në botën e shpirtrave, predikohet ungjilli (shih DeB 138) dhe ata që e dëgjojnë, mund të zgjedhin ta pranojnë atë dhe ordinancat e kryera në emrin e tyre.

Dhurimi [Indaumenti]

Fjala dhurim [indaument] do të thotë “dhuratë”. Dhurimi [indaumenti] në tempull është një dhuratë nga Perëndia me anë të së cilës Ai ju jep bekime të veçanta, përfshirë “fuqi nga lart”.

Kur u bashkuat me Kishën, ju morët dy ordinanca – pagëzimin dhe konfirmimin. Edhe dhurimi [indaumenti] i tempullit, merret me dy pjesë. Së pari, ju merrni ordinancën e larjes dhe të vajosjes, ku ju në mënyrë simbolike dhe modeste “laheni” duke u pastruar, dhe merrni bekime të veçanta lidhur me trashëgiminë tuaj hyjnore dhe potencialin e përjetshëm. Në pjesën e dytë, ju merrni pjesën tjetër të dhurimit [indaumentit] tuaj teksa mësoni më shumë mbi planin e shpëtimit, përfshirë Krijimin, qëllimin tonë në tokë dhe misionin e Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Gjatë dhurimit [indaumentit], ne bëjmë premtime solemne që t’i bindemi Perëndisë, ta ndjekim Jezu Krishtin, të jemi moralisht të dëlirë dhe të ndihmojmë për ta ndërtuar mbretërinë e Perëndisë. Nëse i mbajmë besëlidhjet tona, ne kemi premtimin e marrjes së të gjitha bekimeve të përjetshme të Perëndisë.

Vulosjet

Familjet janë qendrore në planin e Perëndisë për lumturinë tonë. Bashkimi i familjeve përgjithmonë është bekimi kurorëzues që mundësohet në tempull me anë të autoritetit vulosës të priftërisë – i njëjti autoritet për të cilin Jezusi u foli Apostujve të Tij (shih Mateu 16:19). Vulosjet në tempull iu mundësojnë bashkëshortëve e bashkëshorteve dhe fëmijëve e prindërve që të jenë së bashku përgjithmonë me anë të besnikërisë ndaj besëlidhjeve të tyre.

Shtyp në Letër