2023
Ftesa e Shpëtimtarit për të Shpërndarë Dritën e Tij
Korrik 2023


“Ftesa e Shpëtimtarit për të Shpërndarë Dritën e Tij”, Liahona, korrik 2023.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Ftesa e Shpëtimtarit për të Shpërndarë Dritën e Tij

Pamja
Jezusi dhe dishepujt rrugës për në Emaus

On the Road to Emmaus [Rrugës për në Emaus], nga Wendy B. Keller, me mirësinë e Havenlight‑it

Përpara se të ngjitej në qiell, Krishti i ringjallur i ftoi Apostujt e Tij të Dhiatës së Re që të ishin dëshmitarë të Tij “deri në skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:8). Të frymëzuar nga kjo përgjegjësi, Apostujt “nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti” (Veprat e Apostujve 5:42).

Në artikullin e tij në këtë botim, një Apostull bashkëkohor, Plaku Kuentin L. Kuk, shpjegon se si ne mund ta shpërndajmë ungjillin e Shpëtimtarit pavarësisht nga papërshtatshmëritë tona. Ai shkruan: “Ndërsa e jetojmë ungjillin, i duam dhe u shërbejmë të tjerëve, qëndrojmë të fortë përballë tundimit dhe përndjekjes dhe japim dëshmi me fjalë e vepra, do t’i tërheqim të tjerët drejt Jezu Krishtit” (faqe 4).

Duke iu afruar Shpëtimtarit vetë, ne predikojmë nëpërmjet dëshmisë dhe shembullit. Ai do të jetë në mesin tonë, sikurse shpjegoj në artikullin tim në këtë botim, nëse i nderojmë besëlidhjet tona dhe kërkojmë këshillën e Tij nëpërmjet fjalëve të profetëve (shih te faqe 40).

Në studimin tonë të shërbesave të Apostujve te programi Eja, Më Ndiq këtë muaj, le të reflektojmë mbi detyrën tonë vetjake dhe thirrjen për ta shpërndarë dritën e Shpëtimtarit tek ata që kemi përreth. Krishti u ngjit në qiell shumë kohë më parë, por teksa i lutemi Atij të “rri[jë] me ne” (Lluka 24:29) sot, Ai do të ecë me ne hap pas hapi.

Plaku Patrisio M. Xhiufra,

i Të Shtatëdhjetëve

Shtyp në Letër