2023
Të Jetuarit e Ungjillit dhe Shpërndarja e Tij
Korrik 2023


“Të Jetuarit e Ungjillit dhe Shpërndarja e Tij”, Liahona, korrik 2023.

Për Prindërit

Të Jetuarit e Ungjillit dhe Shpërndarja e Tij

Pamja
të reja duke parë shkrimet e shenjta së bashku

Të Dashur Prindër,

Dy mënyra se si ia tregojmë Perëndisë mirënjohjen tonë për ungjillin janë duke e jetuar dhe duke e shpërndarë atë. Artikujt në numrin e këtij muaji përqendrohen te bërja e ungjillit të Jezu Krishtit një pjesë më të madhe të jetës sonë, qoftë nëpërmjet forcimit të besimit tek Ai, bërjes së ndryshimeve të rëndësishme ose përhapjes së të vërtetave të Tij anembanë botës. Gëzimi i pret ata që mësojnë dhe i ndjekin mësimet e Shpëtimtarit dhe i shpërndajnë mesazhet e Tij me fjalë dhe vepra.

Diskutimet mbi Ungjillin

Shpërndarja e Ungjillit nëpërmjet Dëshmisë

Ftojeni çdo pjesëtar të familjes të japë një dëshmi të shkurtër mbi një parim të parapëlqyer të ungjillit. Shpërndani citime rreth punës misionare nga artikulli i Plakut Kuentin L. Kuk në faqen 4. Duke menduar rreth parimeve të ungjillit që sapo treguat, pyesni: A ka njerëz tek të cilët mund t’i shpërndajmë këto parime?

Ndihuni më Pranë Jezu Krishtit

Pyetini fëmijët tuaj se kur ndihen më pranë Jezu Krishtit. Bëni një listë me përgjigjet e tyre. Shpjegojini pesë veprimtaritë që ndërtojnë besimin, nga Plaku Patrisio M. Xhiufra (shih faqet 42–43). Si familje, merrni parasysh të bëni një nga këto veprimtari që bini dakord se mund të sjellë një ndryshim në shtëpinë tuaj. Bëni një plan së bashku që të përqendroheni në atë veprimtari këtë muaj.

Ndryshimi Mund të Çojë drejt Rritjes Shpirtërore

Ndryshimi, si ai që pritet dhe ai i paprituri, është pjesë e përvojës sonë në vdekshmëri. Lexojeni artikullin nga Plaku Siro Shmail në faqen 30 rreth llojeve të ndryshme të ndryshimeve në jetën tonë. Si mund të na ndihmojnë këto ndryshime që të bëhemi më shumë si Shpëtimtari?

Argëtim Familjar me Programin Eja, Më Ndiq

Perëndia i Do të Gjithë Fëmijët e Tij

Veprat e Apostujve 10

“Perëndia nuk tregohet i anshëm; por në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai’” (Veprat e Apostujve 10:34–35).

Autoritetet e Përgjithshme vijnë nga toka të ndryshme. Rreth gjysma e tyre vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Të tjerë vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, Azia, Europa, Afrika, Oqeania, Meksika dhe Kanadaja.

  • A mund të thoni emrin e një Apostulli që u lind në Europë?

  • A mund të thoni emrin e një Apostulli nga Amerika Jugore?

  • A mund të thoni emrin e një Apostulli, prindërit e të cilit vinin nga Suedia dhe Finlanda?

  • A mund të thoni emrin e një Apostulli, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kina?

Ne mund të vijmë nga vende të ndryshme, por Perëndia na do të gjithëve.

Diskutim: Në çfarë mënyrash mund të jemi njësoj ose të ndryshëm nga njerëzit e tjerë? A na do Perëndia në bazë të pamjes që kemi ose vendit prej nga vijmë? Rishikojeni tregimin për Pjetrin dhe Kornelin që gjendet te Veprat e Apostujve 10. Çfarë mësuan ata rreth gjykimit të të tjerëve? Çfarë karakteristikash janë të rëndësishme për Zotin?

Shtyp në Letër