2023
Si Jetoni sipas Doktrinës së Krishtit?
Korrik 2023


“Si Jetoni sipas Doktrinës së Krishtit?”, Liahona, korrik 2023.

Eja, Më Ndiq

Veprat e Apostujve 2

Si Jetoni sipas Doktrinës së Krishtit?

Pamja
shteg që ilustron pesë fusha doktrinore

Ilustrimi nga Vicky Scott

Pas derdhjes së Shpirtit ditën e Rrëshajëve, Pjetri dhe Apostujt e tjerë dëshmuan për Krishtin dhe e dhanë mësim doktrinën e Tij. Njerëzit “u pikëlluan në zemër” dhe pyetën: “Ç’duhet të bëjmë?” (Veprat e Apostujve 2:37.) Pjetri i ftoi ata të pendoheshin, të pagëzoheshin dhe të merrnin Frymën e Shenjtë (shih te Veprat e Apostujve 2:38). Rreth 3 000 njerëz “e pranuan fjalën e tij me gëzim [dhe] u pagëzuan” (Veprat e Apostujve 2:41).

Zbatimi i doktrinës së Krishtit na sjell më pranë Tij. Merreni parasysh të reflektoni se si i zbatoni këto pesë fusha doktrinore.

  1. Besimi te Zoti Jezu Krisht: Çfarë zakonesh dhe veprimtarish ndihmojnë që ta ushqeni besimin tuaj te Jezu Krishti?

  2. Pendimi: Si e bëni pendimin një proces të gëzueshëm?

  3. Pagëzimi: Çfarë po bëni për ta jetuar besëlidhjen tuaj të pagëzimit?

  4. Dhurata e Frymës së Shenjtë: Çfarë mjedisesh dhe veprimtarish ju japin qasje më të mirë te nxitjet e Shpirtit?

  5. Durimi deri në fund: Si ju ka ndihmuar mbajtja e besëlidhjeve tuaja, pasja e shpresës në Krisht dhe mbajtja me vendosmëri te shufra e hekurit për t’i duruar sprovat e vështira? Shih te Jeremia 17:7; 2 Nefi 31:20; Ethëri 2:4.

Shtyp në Letër