2023
Si më Drejton Perëndia për të Bërë Punën e Tij?
Korrik 2023


“Si më Drejton Perëndia për të Bërë Punën e Tij?”, Liahona, korrik 2023.

Eja, Më Ndiq

Veprat e Apostujve 9

Si më Drejton Perëndia për të Bërë Punën e Tij?

Pamja
Sauli, i verbër, i ulur në tokë

On the Road to Damascus [Rrugës për në Damask], Lifeway Collection / me leje nga Goodsalt.com

Kur e lexojmë historinë e kthimit në besim të Saulit, ne frymëzohemi nga përgjigjja e tij për Shpëtimtarin: “Ç’don ti të bëj unë?” (Veprat e Apostujve 9:6.) Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne shpesh bëjmë një pyetje të ngjashme ndërsa kërkojmë të marrim pjesë në punën e Zotit.

Por çfarë ndodh pasi e bëjmë pyetjen? Si marrim drejtim për ta ditur vullnetin e Perëndisë për punët tona?

Të Gatshëm për të Vepruar

Në përgjigje të pyetjes së Saulit rreth asaj që duhej të bënte, Zoti menjëherë iu përgjigj me udhëzime që ai të shkonte në Damask. Ndonjëherë ne shpresojmë që Zoti do të na japë të njëjtin udhërrëfim specifik. Por ne nuk kemi pse të presim për udhëzime hap pas hapi përpara se të marrim pjesë në punën e Perëndisë.

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh” (“Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Liahona, maj 2011, f. 76).

Merreni parasysh se si Zoti i udhëhoqi të dy këta njerëz drejt mundësive të shërbimit për shkak se ata qenë të gatshëm për të vepruar:

Shtyp në Letër