2023
Shpërndarja e Ungjillit të Jezu Krishtit
Korrik 2023


“Shpërndarja e Ungjillit të Jezu Krishtit”, Liahona, korrik 2023.

Bazat e Ungjillit

Shpërndarja e Ungjillit të Jezu Krishtit

Pamja
e re me shkrimet e shenjta të hapura në prehër

Kur mendojmë rreth bekimeve që marrim për shkak se jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne dëshirojmë ta shpërndajmë ungjillin te njerëzit që duam. Ne mund t’i japim dëshmitë tona për të vërtetën nëpërmjet fjalëve tona dhe shembullit tonë. Mund të lutemi për frymëzim që të dimë se kujt t’ia shpërndajmë dhe çfarë të themi.

Pamja
Jezusi duke i ardhur në ndihmë një burri invalid

T’i Duam të Tjerët

Një pjesë e rëndësishme e shpërndarjes së ungjillit është t’i duam të tjerët. Kur ua tregojmë dashurinë të tjerëve nëpërmjet veprimeve si të Krishtit, ne po e shpërndajmë ungjillin e Krishtit, nganjëherë pa thënë asnjë fjalë. Dhe kur të tjerët e dinë se ne interesohemi çiltërsisht për ta, ata mund të jenë më të hapur për t’i dëgjuar mendimet tona rreth ungjillit. (Shih Geri E. Stivenson, “Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni”, Liahona, maj 2022, f. 84–87.)

Ta Shpërndajmë në Mënyra Normale e të Natyrshme

Ne mund ta shpërndajmë atë që na pëlqen më së shumti rreth ungjillit. Kur e bëjmë këtë si pjesë të jetës sonë të përditshme, nuk do të jetë e pakëndshme ose e sikletshme. Për shembull, mund të flasim me familjen dhe miqtë tanë rreth asaj që bëjmë të dielën. Ose mund t’u tregojmë atyre rreth lumturisë që ndiejmë kur u shërbejmë të tjerëve. (Shih Diter F. Uhtdorf, “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër”, Liahona, maj 2019, f. 15–18.)

T’i Ftojmë të Tjerët të na Bashkohen

Ne mund t’i ftojmë të tjerët të mësojnë më shumë rreth ungjillit. Për shembull, mund t’i ftojmë ata të vijnë në një mbledhje ose aktivitet të Kishës, të lexojnë Librin e Mormonit, të shikojnë një material filmik të Kishës ose të flasin me misionarët. Këto përvoja mund t’i ndihmojnë ata të ndiejnë Shpirtin dhe të dëshirojnë të mësojnë më tepër.

Pamja
dy gra në moshë të ulura duke biseduar

T’i Pyetim rreth Përvojës së Tyre

Pasi miqtë dhe pjesëtarët e familjes vijnë në kishë ose bëjnë një mësim me misionarët, mund t’i pyetim ata rreth përvojës së tyre. Disa mësime të ungjillit mund të jenë të reja për ta, ndaj ne mund t’u përgjigjemi pyetjeve që ata kanë. Ne mund të tregojmë dashurinë dhe përkrahjen tonë për përpjekjet e tyre që të vijnë te Krishti.

T’i Zgjerojmë Bindjet e Tyre Fetare

Ne i vlerësojmë dhe i respektojmë bindjet fetare të të tjerëve dhe përpiqemi ta zgjerojmë besimin që ata kanë tashmë. Për shembull, një mik që ka gjetur ngushëllim në shkrimet e shenjta të Biblës, mund të gjejë ngushëllim edhe te mësimet që shpërndajmë nga Libri i Mormonit.

Pamja
të reja duke ndihmuar një grua të moshuar të kalojë rrugën

T’i Ndihmojmë Anëtarët e Rinj të Kishës

Kur njerëzit i bashkohen Kishës, mund të ndihmojmë që t’u forcohet besimi. Mund të jemi miku i tyre, t’u përgjigjemi pyetjeve të tyre dhe t’i përkrahim kur marrin thirrje. Ne mund t’i nxitim ata të vazhdojnë ta ndjekin Jezu Krishtin dhe të mësojnë rreth ungjillit të Tij.

Pamja
dy djem misionarë dhe një burrë duke parë në një telefon së bashku

Të Shërbejmë në një Mision Kohëplotë

Krahas shpërndarjes së ungjillit në jetën tonë të përditshme, anëtarët e Kishës mund të thirren për të shërbyer si misionarë kohëplotë. Nëse janë të përgatitur, të rinjtë mund të shërbejnë që nga mosha 18 vjeç. Të rejat dhe të rritur më të mëdhenj në moshë mund të shërbejnë gjithashtu. Mund të gjeni më tepër informacion në ChurchofJesusChrist.org/callings/missionary.

Shtyp në Letër