2023
Le të Mos Kemi Frikë
Korrik 2023


“Le të Mos Kemi Frikë”, Liahona, korrik 2023.

Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Le të Mos Kemi Frikë

E di se do të jemi të lumtur ndërsa ua shpërndajmë ungjillin sa më shumë njerëzve që të mundemi.

Pamja
burrë me aparat fotografik

Fotografia me mirësinë e autorit

Shumë nga miqtë dhe shokët e mi të klasës që nuk janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, më pyesnin shpesh rreth Kishës. Pas ca kohësh, u lodha duke iu përgjigjur të njëjtave pyetje pa pushim, ndaj gjeta një zgjidhje.

Mua më pëlqen shumë të bëj materiale filmike në internet për të argëtuar njerëzit. Bëj materiale filmike muzikore, informuese dhe parodi. Një ditë, kur po mendoja rreth asaj që duhej të bëja në materialin tim filmik të radhës, vendosa të bëja një material filmik që u përgjigjej pyetjeve rreth Kishës.

Mora aparatin. Pastaj, pa e shkruar atë që do të thosha, por duke kujtuar shkrime të shenjta të rëndësishme që doja t’i përmendja, e bëra materialin filmik. Nuk e kisha fare idenë se çfarë do të ndodhte. Thjesht ndjeva nxitjen për ta bërë materialin filmik. “Dhe unë isha i udhëhequr nga Shpirti, duke mos ditur më parë gjërat që unë duhet të bëja” (1 Nefi 4:6).

Pa u shqetësuar se si mund të reagonin miqtë, shokët e klasës dhe të afërmit e mi, anëtarë të Kishës ose jo, e hodha në internet.

Pak javë pasi e hodha materialin filmik, fillova të merrja përshtypje në llogaritë e mia në mediat shoqërore. Njerëz që as nuk i njihja, filluan të komentonin dhe të më falënderonin për materialin filmik. Për shkak të materialit tim filmik, një person madje filloi të ndjekë diskutimet me misionarët. Më vonë, ai person vendosi të pagëzohej.

Qëkur e bëra materialin filmik, njerëzit që i njoh, të cilët nuk janë anëtarë të Kishës, duket se më kanë qejf njësoj sa më parë, madje edhe më shumë. Disa prej tyre madje kanë ndaluar së kritikuari Kishën. Të tjerët kanë ndaluar së bëri të njëjtat pyetje rreth Kishës sepse tani i kanë përgjigjet.

Le të mos kemi frikë për të bërë atë që Zoti na ka urdhëruar. Ai tha: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15).

Ju premtoj se nuk do të na vijë keq që iu bindëm Atij.

Shtyp në Letër