2023
Çfarë do të Thotë të Jesh i Krishterë?
Korrik 2023


“Çfarë do të Thotë të Jesh i Krishterë?”, Liahona, korrik 2023.

Eja, Më Ndiq

Veprat e Apostujve 11

Çfarë do të Thotë të Jesh i Krishterë?

Pamja
Jezusi duke u dhënë mësim njerëzve

Christ Teaching His Disciples [Krishti duke u Dhënë Mësim Dishepujve të Tij], 19th-Century English School, © Look and Learn / Bridgeman Images

Në librin Veprat e Apostujve, ne mësojmë se dishepujt që e ndoqën Krishtin në Kishën e hershme, “u quajtën të Krishterë” (Veprat e Apostujve 11:26). Po ashtu, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përpiqen të jenë të krishterë të mirë. Por çfarë do të thotë të jesh i krishterë?

Ajo nuk është një deklarim i thjeshtë i besimit. Të qenit i krishterë kërkon më shumë sesa përkushtim vetëm me emër. Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pyeti: “Çfarë lloj të krishterësh jemi? Me fjalë të tjera, si po ecim në udhëtimin tonë për të ndjekur Krishtin?”1

Cilësi si të Krishtit

Plaku Hejls na nxiti ta vlerësojmë përparimin tonë në zhvillimin e cilësive në vijim si të Krishtit:2

  • Dashuria

  • Besimi

  • Sakrifica

  • Kujdesi

  • Shërbimi

  • Durimi

  • Paqja

  • Falja

  • Kthimi në besim

  • Durimi deri në fund

Shtyp në Letër