Liahona
Ne Dëshmojmë për Profetin Tonë të Gjallë
Shtator 2024


“Ne Dëshmojmë për Profetin Tonë të Gjallë”, Liahona, shtator 2024.

Ne Dëshmojmë për Profetin Tonë të Gjallë

Të falemi, Perëndi, për profetin.

fotografi e Presidentit Rasëll M. Nelson duke buzëqeshur

E di se Presidenti Rasëll M. Nelson është një profet i Perëndisë dhe unë jam mirënjohës që Perëndia i flet atij. Dashuria e Presidentit Nelson për ne është një nga shfaqjet e dashurisë së Perëndisë. E dua Presidentin Nelson. Premtimet që shqipton ai janë nga Perëndia.

Xhastina Hinautan, Filipine

Rajan Hulme

Presidenti Nelson më mëson se gjëja më e rëndësishme sot është që të zgjedh Krishtin duke i çmuar dhe duke i nderuar besëlidhjet.

Rajan Halm, Zelandë e Re

Sa mirënjohës jam për profetin Rasëll M. Nelson. Jap dëshminë time se ai është një burrë i thirrur nga Perëndia për të na udhërrëfyer dhe forcuar në ditët e fundit. Nëse e ndjekim këshillën e tij, gjithçka do të shkojë mirë.

Nelson Almeida, Kepi i Gjelbër

Brenda Bojëll

Faleminderit, Presidenti Nelson, nga thellësia e zemrës që na jep fjalë urtësie nga Ati ynë Qiellor. Perëndia të bekoftë, profeti ynë i dashur!

Brenda Bojëll, Skoci

Tuong Putjëri

Faleminderit, Presidenti Nelson, për mësimet e tua frymëzuese dhe lartësuese. Ne ju duam.

Tuong Putjëri, Kamboxhia

Jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe idetë që ofron Presidenti Nelson si profet. Biseda e tij lidhur me tempullin më çoi drejt marrjes së dhurimit tim në tempull, takimi i tij shpirtëror për të rinjtë në moshë madhore më ka kujtuar që të dalloj identitetin tim kryesor si fëmijë i Perëndisë dhe shtysa e Tij për mbledhjen e Izraelit të shpërndarë ka qenë një temë e vazhdueshme brenda familjes sime dhe brenda komunitetit të lagjes sime të kishës. Më e rëndësishmja, ai më ka ndihmuar të afrohem më shumë te Shpëtimtari im.

Grejs Bërt, Shtetet e Bashkuara

Ana Montoja

I kam përsiatur thellë mësimet e profetit tonë të dashur, Rasëll M. Nelsonit. Mësimet e tij ma kanë frymëzuar jetën. Fjalët e tij profetike më kanë dhënë shtysë që të vazhdoj përpara dhe ta jetoj ungjillin më plotësisht në këtë botë të rrëmujshme dhe plot përplasje. Ndihem tejet e sigurt për faktin se e di që kemi një profet në kohën tonë, i cili na këshillon që të kemi një shpirt paqeje, që të shmangim grindjen me bashkëmoshatarët tanë. I vlerësoj mësimet e tij të mëdha.

Ana Montoia, Honduras

Dejvid G. Fernandes

Unë kam një dëshmi të patundur se Presidenti Rasëll M. Nelson është profeti i Perëndisë për ditët e mëvonshme. Kam pasur privilegjin ta dëshmoj nga afër përulësinë e tij, thjeshtësinë e tij dhe dashurinë që ai ndien për njerëzit. Vërtet ai është burri i zgjedhur për ta udhëhequr mbretërinë e Perëndisë në tokë në këtë kohë të pashoqe. E kam dëgjuar dhe e kam ndjekur këshillën e tij, e cila më ka udhërrëfyer për të jetuar një jetë të drejtë dhe për t’u përballur me sfidat e vdekshmërisë. Ndiej dashuri të pamasë për Presidentin Nelson dhe jam në dijeni të ndihmesës së tij të jashtëzakonshëm për përparimin e mbretërisë së Perëndisë dhe mbledhjen e Izraelit nëpërmjet frymëzimeve dhe njoftimeve për ndërtimin e tempujve në mbarë botën.

David G. Fernandes, Brazil

Saul Alfredo Rohas de Leon

Më 24 gusht 2019, profeti foli në spanjisht dhe na udhëzoi që t’i zbatojmë urdhërimet e Zotit. E ndjeva shumë fort dashurinë e Jezu Krishtit nga përpjekja e profetit për të mësuar gjuhën tonë. E di se nëpërmjet profetit të gjallë, Perëndia na inkurajon, udhëzon, mbron, udhërrëfen dhe bekon.

Saul Alfredo Rohas de Leon, Guatemalë