“Rejkjavik, Islandë” Liahona, shtator 2024.
Kisha Është Këtu
Rejkjavik, Islandë
Misionarët e parë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mbërritën në Islandë në vitin 1851. Në shekullin e 20-të, shumë anëtarë emigruan në vende të tjera. Sot, sidoqoftë, në Islandë kanë ardhur anëtarë të Kishës nga vende të ndryshme dhe shumë islandezë vendas u rikthyen për të predikuar ungjillin e Jezu Krishtit dhe për t’i ndihmuar të kthyerit në besim të kohëve të fundit që të udhëheqin Kishën. Ndonëse të paktë në numër, ata janë një komunitet i lidhur ngushtë. Kisha në Islandë ka:
-
380 anëtarë (përafërsisht)
-
4 degë (përfshirë një në gjuhën spanjolle)
-
1 qendër të programit FamilySearch
Një Bashkësi Shenjtorësh
Anëtarët në Islandë mbështeten te njëri-tjetri. Kur bashkëshorti i Betina Gudnasonit ndërroi jetë, ajo gjeti ngushëllim në familjen e shenjtorëve përreth saj: “Anëtarët e Kishës ishin gjithnjë përreth meje dhe me mua. E di në zemrën time se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dinë gjithçka që po ndodh rreth nesh. Ata na njohin me emër.”