Mësime të Presidentëve
Përmbledhje Historike


“Përmbledhje Historike”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Tomas S. Monson (2020)

“Përmbledhje Historike”, Mësime: Tomas S. Monson

Përmbledhje Historike

Kronologjia në vijim jep një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve kryesore nga jeta dhe shërbesa e Presidentit Tomas S. Monson, Presidenti i 16‑të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

21 gusht 1927

U lindi G. Spenser Monsonit dhe Gledis Kondi Monsonit në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë.

1945 dhe 1946

Shërben në Rezervën e Flotës Detare të Shteteve të Bashkuara

1948

Diplomohet me nderime nga Universiteti i Jutës me një diplomë universitare për marketing.

1948 dhe 1949

Fillon të punojë në Deseret News si ndihmëspërgjegjës për njoftimet në gazetë, më pas si përgjegjës i sektorit të njoftimeve në gazetë.

7 tetor 1948

Martohet me Frensis Bevërli Xhonsonin në Tempullin e Solt‑Lejkut.

1950 deri 1955

Shërben si peshkop në Lagjen Gjashtë‑Shtatë në Solt‑Lejk‑Siti.

1953 deri 1959

Bëhet ndihmëspërgjegjës shitjesh në Deseret News Press, më pas përgjegjës shitjesh, më pas ndihmëspërgjegjës i përgjithshëm.

1955 deri 1957

Shërben si këshilltar i dytë në presidencën e Kunjit të Tempëll‑Vjuit.

1959 deri 1962

Shërben si president i Misionit të Kanadasë, me zyrat qendrore në Toronto.

Mars 1962

Bëhet përgjegjës i përgjithshëm në Deseret News Press.

1962 dhe 1963

Shërben në këto komitete të Kishës, në Komitetin e Misionarëve të Priftërisë, Komitetin e Gjenealogjisë së Priftërisë, Komitetin e Marrëdhënieve të Ndërsjella për Të Rriturit dhe Komitetin e Mësimdhënies në Shtëpi të Priftërisë.

4 tetor 1963

Mbështetet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve; shugurohet si Apostull dhe veçohet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve nga Presidenti Jozef Filding Smith më 10 tetor 1963.

1965 deri 1968

Mbikëqyr punën e Kishës në Paqësorin Jugor.

9–10 nëntor 1968

Bën vizitën e tij të parë në Gërlic, më pas në ish‑Republikën Demokratike të Gjermanisë, ku u premton anëtarëve të Kishës: “Nëse do të qëndroni të vërtetë dhe besnikë …, çdo bekim që gëzon çdo anëtar i Kishës në çdo vend tjetër, do të jetë edhe bekimi juaj”.

1972 deri 1985

Shërben si kryetar i Komitetit të Ndihmave Studimore për Biblën, i cili bëhet Komiteti i Publikimit të Shkrimeve të Shenjta. Ka një rol madhor në botimin e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme të Biblës të Variantit të Mbretit Xhejms në vitin 1979 dhe të publikimeve të reja të Librit të Mormonit, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe në 1981.

Prill 1974

Merr një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin “Brigam Jang”.

27 prill 1975

Përkushton Republikën Demokratike të Gjermanisë për punë misionare.

29 gusht 1982

Krijon kunjin e parë në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë në Frajberg.

23 prill 1983

Kryeson në ceremoninë e fillimit të punimeve për Tempullin e Frajbergut në Gjermani.

29 qershor 1985

Merr pjesë në përkushtimin e Tempullit të Frajbergut në Gjermani.

10 nëntor 1985

Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Dytë i Presidentit Ezra Taft Benson.

5 qershor 1994

Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Dytë i Presidentit Hauard W. Hanter.

12 mars 1995

Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Parë i Presidentit Gordon B. Hinkli.

3 shkurt 2008

Shugurohet dhe veçohet si Presidenti i 16‑të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

10 shkurt 2008

Përkushton Tempullin e Reksburgut në Ajdaho, tempulli i parë nga 46 tempuj që u përkushtuan ose ripërkushtuan gjatë presidencës së tij, 19 prej të cilëve i përkushtoi ose ripërkushtoi vetë ai.

10 prill 2008

Njofton ndërtimin e Tempullit të Gilbertit në Arizonë dhe Tempullit të Gila‑Vellit në Arizonë, i pari nga 45 tempujt që do të njoftonte gjatë kohës së tij si President.

20 qershor 2009

Përkushton Bibliotekën e Historisë së Kishës, duke përdorur foltoren e godinës së vjetër kishtare të lagjes Gjashtë‑Shtatë, ku kishte shërbyer si peshkop.

29 gusht 2010

Përkushton Tempullin e Kievit në Ukrainë, tempulli i parë i ndërtuar në një komb të ish‑Bashkimit Sovjetik.

23 tetor 2010

Fillon punimet për Tempullin e Romës në Itali.

Prill 2011

Numri i kopjeve të botuara të Librit të Mormonit, arrin në 150 milionë.

6 tetor 2012

Ul moshën për rekomandim për shërbim misionar në 18 vjeç për të rinjtë dhe 19 vjeçe për të rejat.

17 maj 2013

I vdes bashkëshortja, Frensisi.

5 tetor 2013

Njofton se anëtarësia e Kishës kishte kaluar 15 milionë anëtarë.

5 tetor 2013

Njofton se numri i misionarëve kohëplotë që shërbenin, ishte rritur nga 58 500 në më shumë se 80 000 veta në vitin e kaluar.

29 mars 2014

Zhvillohet mbledhja e përgjithshme e grave si pjesë e konferencës së përgjithshme për herë të parë.

5 tetor 2016

Për nder të shërbimit gjatë gjithë jetës të Presidentit Monson ndaj të rinjve, një shtëpizë e re e skautistëve mban emrin e tij dhe përkushtohet nga Presidenti Henri B. Ajring.

Prill 2017

Jep fjalimin e tij të fundit në konferencën e përgjithshme pasi kishte folur në konferencat e përgjithshme për më shumë se 53 vjet.

2 janar 2018

Ndërron jetë në shtëpinë e tij në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës.