2007
Fjalët e Mbylljes
Nëntor 2007


Fjalët e Mbylljes

Jemi frymëzuar dhe çuar në një vlerësim më të madh për këtë ungjill të mrekullueshëm.

Të dashur vëllezër dhe motra të mia, ne tani përfundojmë një konferencë të shkëlqyer. Jemi nxitur, lartësuar. Jemi frymëzuar dhe çuar në një vlerësim më të madh për këtë ungjill të mrekullueshëm. Muzika, mesazhet dhe lutjet, të gjitha ishin të mrekullueshme.

Tani kthehemi në shtëpitë tona. Nëse do të udhëtojmë me makinë, le të jemi të kujdesshëm. Mos të lejojmë që tragjedia të shkatërrojë përvojën që kemi shijuar.

Të gjitha zhvillimet e kësaj konference do të shfaqen në një botim të mëpasshëm të revistave “Ensign” dhe “Liahona.” Ne ju nxisim sërish që t’i lexoni bisedat në mbrëmjet tuaja familjare dhe t’i diskutoni ato së bashku si familje. Ato janë fryti i shumë lutjeve dhe meditimi dhe janë mjaft të denja për t’iu kushtuar një vëmendje të kujdesshme.

Tani kjo konferencë mbyllet për gjashtë muaj. Ne presim me kërshëri t’ju shohim përsëri prillin që vjen. Jam 97 vjeç, por shpresoj se do t’ia arrij. Qëndrofshin ndërkohë bekimet e qiellit mbi ju, është lutja jonë e përulur dhe e sinqertë në emrin e Shëlbuesit tonë, madje të Zotit Jezu Krishtit, amen.