2007
Mbështetja e Zyrtarëve të Kishës
Nëntor 2007


Mbështetja e Zyrtarëve të Kishës

Tani do të prezantoj Autoritetet e Përgjithshme, të Shtatëdhjetët e Zonave dhe presidencitë e përgjithshme të organizatave ndihmëse të Kishës për t’u mbështetur me anë të votës suaj. Para se ta bëj këtë dua të vë në dukje vdekjen kohët e fundit të Presidentit Xhejms E. Faust, Këshilltar i Dytë në Presidencinë e Parë. Ai ishte një njeri mjaft i aftë, një njeri me besim dhe kapacitet të madh, i cili kontribuoi shumë në mbledhjet tona. E ndjejmë shumë mungesën e tij. Ne i shprehim ngushëllimin tonë gruas së tij të dashur, Ruthit, dhe fëmijëve të tyre.

Tani, propozohet që ne të mbështesim Gordon Bitner Hinkli si profet, shikues e zbulues dhe President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Tomas Spenser Monson si Këshilltar i Parë në Presidencinë e Parë dhe Henri Benion Ajring si Këshilltar i Dytë në Presidencinë e Parë. Ata që janë dakord, mund ta manifestojnë.

Ndonjë kundër, mund ta manifestojë.

Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve; Bojd Keneth Paker si President Veprues i Kuorumit të të Dymbëdhjetëve; dhe ata që vijojnë, si anëtarë të këtij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Xhozef B. Uirthlin, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar dhe Kuentin L. Kuk.

Ata që janë dakort, ju lutemi ta manifestojnë.

Ndonjë që mund të jetë kundër… .

Propozohet që ne të mbështesim Këshilltarët në Presidencinë e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithë që janë dakort, ju lutemi tregojeni.

Kundër — me të njëjtën shenjë.

Tani lirojmë këtë mëngjes Pleqtë: Çarls Didie, Merrill J. Bejtman, Robert C. Ouks dhe Kuentin L. Kuk, si anëtarë të Presidencisë së Kuorumeve të të Shtatëdhjetëve. Gjithashtu propozohet që të lirojmë nga thirrja Pleqtë: Merrill J. Bejtman, Monte J. Bro, Xhin R. Kuk, Robert K. Dellenbah dhe W. Rolf Kerr si anëtarë të Kuorumit të Parë të të Shtatdhjetëve dhe i emërojmë ata si Autoritete të Përgjithshme të merituar.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen në bërjen e kësaj, ju lutemi tregojeni.

Plaku Kerr do të vazhdojë të shërbejë si Komisioner i Sistemit Arsimor të Kishës.

Lirojmë Pleqtë: D. Reks Gerët, Robert F. Orton, Uejn S. Peterson, R. Konrad Shulc dhe H. Ros Uorkmen, si anëtarë të Kuorumit të Dytë të të Shtatëdhjetëve.

Të gjithë që dëshirojnë të bashkohen me ne për të shprehur vlerësimin ndaj këtyre Vëllezërve, mund ta manifestojnë.

Propozohet që të mbështesim Pleqtë Klaudio R. M. Kosta, Stiven E. Snou dhe Uolter F. Gonzalez si anëtarë të Presidencisë së Kuorumeve të të Shtatëdhjetëve.

Të gjithë që janë dakort, ju lutemi manifestojeni.

Ndonjë kundër… .

Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, të Shtatëdhjetët e Zonave dhe presidencitë e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakort mund ta manifestojnë.

Dhe ata që janë kundër mund ta tregojnë ashtu.

Duket që mbështetja qe unanimisht pozitive. Faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja mbështetëse të vazhdueshme. Tani do t’i kërkojmë Presidentit Ajring dhe Pleqve Kuk dhe Gonzalez të ulen në vendet e tyre të caktuara.