2007
Plaku Uolter F. Gonzalez, i Presidencisë së të Shtatëdhjetëve
Nëntor 2007


Plaku Uolter F. Gonzalez,
i Presidencisë së të Shtatëdhjetëve

Plaku Uolter Fermín Gonzalez ka një dëshmi të patundur që shërbimi sjell bekime. “I jemi në borxh gjithnjë Zotit, sepse shpërblimi është gjithnjë më i madh se çdo shërbim që bëjmë”, thotë ai.

Përgatitja e Plakut Gonzalez për të shërbyer, filloi herët në jetën e tij, përpara se të ishte anëtar i Kishës. Kur mbushi nëntë vjeç, e ëma i sugjeroi të mësonte anglisht. Megjithëse prindërit e tij nuk ishin anëtarë, ai beson se nëna e tij ishte “një mjet në duart e Zotit” në përgatitjen e tij për thirrjet që do të merrte më vonë.

“Askush nuk e dinte se pas nëntë vjetësh do të isha anëtar i Kishës. Askush nuk e dinte që një ditë do të thirresha të jem Autoritet i Përgjithshëm dhe do të më duhej të flisja anglisht”, thotë ai.

Lindur nga prindërit Viktoria dhe Fermín Gonzalez, më 18 nëntor 1952, në Montevideo të Uruguajit, Plaku Gonzalez u pagëzua kur ishte 18 vjeç. U martua me Zulma Anahir në Montevideo, më 28 shkurt 1975. Ata u vulosën në Tempullin Uashington D. C. më 1979 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Po presin me padurim të lindë nipi a mbesa e tyre e parë.

Plaku Gonzalez studioi në Universitetin e Republikës së Uruguajit dhe në Universitetin e Vëllazërisë në Argjentinë dhe ka marrë një titull diplome nga Universiteti i Indianës në Blumington.

Plaku Gonzalez u mbështet në Presidencinë e të Shtatëdhjetëve më 6 tetor 2007. Më parë shërbeu si President i Zonave të Brazilit Verior e të Perëndimit të Amerikës Jugore dhe si këshilltar në Presidencitë e Zonave të Veriut të Amerikës Jugore e të Brazilit Verior. Gjithashtu shërbeu si i Shtatëdhjetë Zone në Zonën e Veriut të Amerikës Jugore, si president i misionit në Ekuador, president i kunjit në Uruguaj dhe drejtues zone për marrëdhëniet me publikun në Zonën Veriore të Amerikës së Jugut.

Ai ka punuar me Sistemin Arsimor të Kishës, duke përfshirë edhe detyrën e drejtorit zonal për Zonën Veriore të Amerikës Jugore.