Nga Jeta e Profetit Jozef Smith Një Njeri Bujar Përshtatur nga Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (Melchizedek Priesthood and Relief Society course of study, 2007),423–25. Pasi u vendosën në Navu, Ilinois, Jozefi dhe Ema Smithi ndërtuan Dyqanin me Tulla të Kuqe. Ai shërbeu si zyrë e Jozefit dhe si një biznes për të mbajtur familjen. Unë do të marr 9 kile miell, Ema. A do ndonjë gjë tjetër? Xhejmsi kohët e fundit kishte shkuar nga Anglia në Navu me motrën e tij dhe bashkëshortin e saj, Henrin. Xhejmsi nuk ishte anëtar i Kishës. Ne kemi kërkuar për punë gjithë ditën Henri. Unë nuk mendoj se do të gjejmë ndonjë gjë. Le t’i kërkojmë Profetit ndihmë. Xhejmsi nuk e kishte takuar kurrë Jozef Smithin apo të kishte qenë pranë tij më parë. Ai ndjeu fuqishëm shpirtin vetëm duke e parë atë. Ai është vërtet një profet i Perëndisë Më Të Lartë. Vëllezër, si mund t’ju ndihmoj sot? Zoti Smith, a keni ndonjë vend pune? A mund të bëni një kanal? Ne do të bëjmë më të mirën. Jozefi i mori burrat një copë rrugë nga dyqani dhe shtriu një metër shirit. A mund të bëni një kanal një metër të gjerë dhe treçerek metri të thellë përgjatë kësaj vije? Kur e mbaruan kanalin, ata e thirrën Jozefin ta shikonte. Unë nuk do të mund ta bëja më mirë vetë. Ejani me mua. Jozefi u dha burrave dy nga copat më të mëdha dhe më të mira të mishit që kishte dhe dy thasë me miell. Kjo është shumë e tepërt, Jozef. Ne do të bëjmë më shumë punë për këtë. Nëse ju jeni të kënaqur, djema, edhe unë jam. Për shkak të këtij takimi me mirësinë e Profetit dhe të përvojave të tjera në të cilat ai ndjeu forcën nga Perëndia të Jozefit, Xhejmsi e mësoi ungjillin dhe u pagëzua e u konfirmua një vit më pas. Ilustrimet nga Sal Velluto dhe Eugenio Mattozzi