2009
Ushqeni Brezin e Ri
Tetor 2009


Mesazhi i Mësimit të Vizitave

Ushqeni Brezin e Ri

Jepni mësim këto shkrime të shenjta e citate ose, nëse nevojitet, një tjetër parim që do të bekojë motrat që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. I ftoni ato që vizitoni të ndajnë atë që kanë ndier dhe mësuar.

DeB 123:11: “Është detyrë e menjëhershme që ne ia detyrojmë gjithë brezit të ri.”

Cila Është Përgjegjësia Ime ndaj Brezit të Ri?

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004) i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: I rezervuar nga Zoti për këtë kohë, [brezin e ri] tani duhet ta mbrojmë … dhe ta përgatitim për çastin e tij të veçantë në historinë njerëzore! Ata i kanë frenuar që të vijnë në këtë kohë, por tani duhet t’i shtyjmë përpara për të përmbushur detyrat e tyre. …

Të rinjtë janë si të kthyerit e mundshëm në besim. Janë ato çaste vendimtare kur shpirti i tyre fillon të anojë – drejt Zotit ose larg Tij. Këto çaste vendimmarrjeje nuk mund të krijohen gjithmonë por, kur ndodhin, nuk duhen çuar dëm. Më shpesh, këto çaste do të ndodhin në bisedë të qetë e nderuese me prindërit, gjyshërit, një peshkop, një udhëheqës të rritur, apo një bashkëmoshatar të drejtë” (“Unto the Rising Generation,” Ensign, prill 1985, f. 8, 10).

Plaku Ronald A. Razband i Presidencisë së Të Shtatëdhjetëve: “Brezi ynë i ri i meriton përpjekjet tona më të mira për t’i mbështetur e forcuar ata në udhëtimin e tyre drejt moshës madhore. … Në çdo veprim që ndërmarrim, në çdo vend ku shkojmë, me çdo person të ri shenjtor të ditëve të mëvonshme që takojmë, ne duhet të kemi një informim të shtuar të nevojës për të forcuar, ushqyer dhe për të qenë një ndikim për mirë në jetën e tyre” (“Our Rising Generation,” Liahona, maj 2006, f. 47).

Si Mund ta Ushqej Unë Brezin e Ri?

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008): “Mos harroni kurrë se ata të vegjël janë bijtë e bijat e Perëndisë dhe se e juaja është një marrëdhënie kujdestarie ndaj tyre, se Ai qe prind përpara se ju të ishit prindër dhe se Ai nuk ka hequr dorë nga të drejtat e Tij prindërore apo interesimi për këta të vegjlit e Tij. … Rritini fëmijët tuaj në dashuri, në disiplinë dhe në këshillë të Zotit. Kujdesuni për të vegjlit tuaj. Mirëpritini ata në shtëpitë tuaja dhe ushqeini e duajini ata me gjithë zemrën tuaj. Ata mund të bëjnë, në vitet që do të vijnë, disa gjëra që ju nuk do të dëshironit që ata t’i bënin, por kini durim, kini durim. Ju nuk keni dështuar për sa kohë jeni përpjekur” (“Words of the Living Prophet,” Liahona, maj 1998, f. 26–27).

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës: “Të ushqesh do të thotë të kultivosh, të kujdesesh dhe të rritësh. … Ushqyerja kërkon organizim, durim, dashuri dhe punë. Ndihma për rritjen nëpërmjet ushqyerjes, është një rol vërtet i fuqishëm e plot ndikim, i cili u jepet grave” (“Nëna Që Dinë”, Liahona, nëntor 2007, f. 76, 77).

Barbara Tompson, këshilltare e dytë në presidencinë e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës: “Si motra në Shoqatën e Ndihmës, ne mund ta ndihmojmë njëra-tjetrën për të forcuar familjet. Ne na jepen mundësi të shërbejmë në shumë detyra. Ne vazhdimisht kemi lidhje me fëmijë dhe të rinj të cilëve mund t’u nevojitet pikërisht ajo që ne mund të ofrojmë. Ju motra më të rritura keni shumë këshilla dhe përvoja të mira për t’ua treguar nënave më të reja. Nganjëherë një udhëheqëse e Të Rejave ose një mësuese e Fillores thotë ose bën pikërisht gjënë e duhur për të përforcuar atë që një prind po përpiqet t’ua mësojë. Dhe vetëkuptohet, nuk kemi nevojë për ndonjë thirrje të veçantë për t’i ardhur në ndihmë një miku ose fqinji” (“Unë të Forcoj dhe Njëkohësisht të Ndihmoj”, Liahona, nëntor 2007, f. 117).

Foto ilustrimi dhe sfondi nga Craig Dimond