Unë i Premtova Atit Qiellor
Hiroko Fukuda, Toçigi, Japoni
Kur Jukeri ishte tre vjeçe, qendra parashkollore u shërbente qumësht me kafe në të. Ngaqë nëna e Jukerit i kishte mësuar asaj mbi Fjalën e Urtësisë, Jukeri nuk do ta pinte qumështin me kafe. Ajo do ta mbushte gotën e saj me ujë dhe atë do të pinte.
Një ditë Jukeri i tha mëmës së saj: “Unë dua të pi qumësht me kafe si gjithë të tjerët.” Nëna e saj u ul me të dhe e ndihmoi të kuptonte se Ati Qiellor e do atë, se Ai nuk do që ajo të pijë kafe dhe se ky është një urdhërim. Që nga ajo ditë, Jukeri ndihej e sigurt që kurrë nuk do të donte të pinte kafe. Kaloi më shumë se një vit.
Një ditë kur mësuesja e Jukerit nuk mund të vinte, një mësuese tjetër e zëvendësoi në klasë. Si zakonisht, Jukeri po pinte ujë. Mësuesja e pa këtë dhe e pyeti: “Pse po pi ujë?” Jukeri shpjegoi se ajo merrte pjesë në kishë dhe se i kishte premtuar Atit Qiellor që nuk do të pinte kafe. Mësueses i bëri përshtypje. Që nga ajo kohë, qendra parashkollore ndaloi së shërbyeri qumësht me kafe dhe në vend të tij shërbente pije të tjera.