2009
Gospel Art Book [Libri i Figurave Artistike të Ungjillit], i Ri
Tetor 2009


Libri i Ri Figurave Artistike të Ungjillit

Një libër me çmim të arsyeshëm, i lidhur me spirale, tani u mundëson shenjtorëve të ditëve të mëvonshme 137 figura me ngjyra për t’i përdorur në mësimin dhe mësimdhënien e ungjillit.

Në zyrën e Presidentit Tomas S. Monson varet një pikturë e Shpëtimtarit nga artisti Hainrih Hofman. Profeti thotë se kjo pikturë i kujton atij të bëjë atë që Shpëtimtari dëshiron që ai të bëjë. Pikturat mund të kenë një ndikim të fuqishëm tek secili prej nesh, tamam si kjo pikturë ka tek Presidenti Monson.

Nga dëshira për të siguruar ilustrime me çmim të arsyeshëm që anëtarët t’i përdorin në orët e mësimit në Kishë dhe në shtëpitë tona, Kisha ka vënë në dispozicion Librin e Figurave Artistike të Ungjillit me 137 piktura dhe fotografi. Këto figura mund të plotësojnë mësimet e zhvilluara kudo nga Doktrina e Ungjillit deri tek koha e përbashkët e Fillores. Ato mund të përdoren gjithashtu në mbrëmjen familjare në shtëpi, studimin vetjak të shkrimit të shenjtë, punën misionare dhe në mësimet e shtëpisë apo të vizitave.

Secila figurë në këtë libër fton një çast mësimdhënieje – mundësinë për të treguar një ndodhi nga shkrimi i shenjtë dhe për të dhënë mësim një parim. Për të na ndihmuar Libri i Figurave Artistike të Ungjillit përfshin një listë që i lidh ilustrimet me rrëfimet e tyre në shkrimet e shenjta. Shqyrtimi i këtyre shkrimeve të shenjta do të thellojë kuptimin tonë të ngjarjeve dhe parimeve të ungjillit të paraqitur në secilën figurë.

Në vijim janë tre mënyra se si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit mund të përdoret në zhvillimin e një mësimi:

  1. Mendoni të ftoni individët të shqyrtojnë shkrimet e shenjta të lidhura me një figurë të veçantë. Kërkojuni atyre ta lexojnë me zë të lartë shkrimin e shenjtë ose ta përmbledhin ndërkohë që ju diskutoni figurën së bashku.

  2. Mendoni t’u kërkoni personave të veçantë të përshkruajnë atë që shohin në figurë. Cilat parime të ungjillit na mëson figura? Si mund t’i zbatojmë ato parime në jetën tonë sot?

  3. Pasi t’u mësoni një parim të veçantë të ungjillit, ftojini të tjerët të shqyrtojnë Librin e Figurave Artistike të Ungjillit, duke kërkuar figura që e ilustrojnë atë parim. Pyetini personat se si ndihen kur e shohin figurën tani që kanë diskutuar kuptimin e saj.

Në të gjithë mësimin dhe mësimdhënien tonë të ungjillit, le të kërkojmë frymëzim plot lutje (shih DeB 42:14–17). Kur e bëjmë këtë, Fryma e Shenjtë do të sjellë ide të tjera në mendjen tonë tamam për të plotësuar nevojat e atyre që po u mësojmë. Libri i Figurave Artistike të Ungjillit i ri është një mjet i rëndësishëm që mund të na ndihmojë të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ardhur tek Krishti dhe për të marrë bekimet e jetës së përjetshme.

Nga e majta: Imazh i Krishtit, nga Heinrich Hofmann, me lejen mirëdashëse të C. Harrison Conroy Co.; FOTOILUSTRIM nga Matthew Reier, Hyun-Gyu Lee dhe Christina Smith