2009
Ide për Mbrëmje Familjare në Shtëpi
Tetor 2009


Ide për Mbrëmje Familjare në Shtëpi

Këto sugjerime për mësimdhënie janë për t’ju dhënë disa ide. Ju mund t’i përshtatni ato për familjen tuaj.

“Bekimet e Tempullit”, f. 12: Tregoni fotografinë e një tempulli. Vendosni një fotografi të familjes në anën tjetër të dhomës nga fotografia e tempullit. Ndërsa bëni përmbledhjen e artikullit, zhvendoseni fotografinë e familjes më afër asaj të tempullit. I pyesni anëtarët e familjes si ndihen kur familja arrin në tempull. LexoniDoktrina e Besëlidhje 109:7–23, duke kërkuar mënyra të tjera për t’u përgatitur për në tempull dhe për bekimet që vijnë nga pjesëmarrja në tempull. (Shih gjithashtu bisedën e Silvia H. Ollred: “Tempuj të Shenjtë, Besëlidhje të Shenjta”, nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2008.)

“Unë? Një Bari në Izrael?” f. 30: Lexoni seksionin “Udhëheqja e Tyre për t’i Kthyer Sërish” dhe diskutoni se si mund të jemi barinj për të tjerët. Si veprimtari për fëmijë të vegjël, luani me radhë duke u fshehur dhe duke kërkuar njëri-tjetrin si një bari që kërkon dele të humbur. Mendoni për njerëz që mund t’i ndihmoni të rikthehen “në grigjë”. Përfundoni duke u lutur për drejtim se si t’i ndihmoni ata. (Shih gjithashtu bisedën e Plakut Eduardo Gavarret: “Kthimi në Shtëpi,” nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2008.)

“Filloni me Lutje,” f. 40: Bëni përmbledhjen e pikave kryesore nga artikulli. Rilexoni paragrafin e parë të seksionit “Dikë me të Cilin Mund të Flasësh”. U kërkoni anëtarëve të familjes të tregojnë raste kur ata janë forcuar nga lutja familjare. Për të theksuar rëndësinë e lutjes për të tjerët, shihni mundësinë e leximit të tre paragrafeve të fundit të bisedës së Plakut Dejvid A. Bednar, “Lutuni Kurdoherë” nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2008.

“Mrekullia e Tortilave”, f. M6: Lexoni historinë dhe diskutoni sfidat që familja e Raulit ndeshi kur përgatitej të shkonte në tempull. Shihni mundësinë e përgatitjes së tortilave si familje apo duke luajtur rolin sikur po përgatisni tortila që nga mbjellja e misrit deri tek shitja e tortilave turistëve. Përfundoni duke lexuar citatin e plakut Denis B. Nojenshvander (Dennis B. Neuenschwander).