Pastrimi i Truallit të Tempullit
Në Kentaki, në jug të SHBA, gjatë verës është vapë dhe zagushi. Një ditë njerëzit vunë re se një myk jeshil po rritej në rrethimin e Tempullit të Luisvilit në Kentaki. Dhe jo pak – kishte shumë!
Kështu fëmijët e Fillores në Lagjen e Dytë të Krestudit në Kunjin e Luisvilit në Kentaki vendosën të bënin diçka për të. Një ditë të ngrohtë qershori ata patën një aktivitet. “Ne morëm lecka dhe kova me ujë dhe sapun për të pastruar gardhin dhe për të ndihmuar të mbanim të pastër shtëpinë e Atit Qiellor”, tha Sara M., 10-vjeçare. Ajo u bë qull, por “ishte zbavitëse sepe të gjithë miqtë tani ishin atje”.
Josh H., 9-vjeçar, tha se u lodh pak duke pastruar pjesët e sipërme të gardhit. Por ai kishte plot që ta ndihmonin. Në fakt thuajse të gjithë fëmijët e Fillores erdhën, rreth 75 gjithsej. Shumë sollën vëllezërit e motrat dhe nënat e baballarët për të ndihmuar.
Fëmijët e dinin se ata ishin në truallin e tempullit, kështu ata u përpoqën të ishin nderues. Dhe asnjë nuk u ankua për punën e rëndë. “Neve na u desh të kruanim vërtet fort sepse njollat ishin pak të vjetra”, tha Megan H., 6-vjeçare. Por ia vlejti. “Unë e dija se po kujdeseshim për shtëpinë e Atit tonë Qiellor.”
Sara u ndie po kështu. “Unë ndjeva vërtet Shpirtin sepse unë e dija që Ati Qiellor ishte i lumtur që ne po e bënim atë punë”, tha ajo.
Pasi puna ishte mbaruar, grupi u mblodh në derën tjetër të ndërtesës së Kishës për të ngrënë hot-dogs dhe për të folur mbi çka kishin mësuar.
Fëmijët e Fillores mezi po presin derisa të shkojnë vetë në tempull për të bërë pagëzime për të vdekurit. Por për tani, ata janë të lumtur që e dinë se kanë ndihmuar anën e jashtme të duket shumë bukur – pikërisht ashtu siç duhet të duket shtëpia e Atit Qiellor.