2009
Mësimdhënia mbi Lutjen
Tetor 2009


Mësimdhënia mbi Lutjen

Konor M., 7 vjeç, Kaliforni, SHBA, me ndihmë nga mami i tij

Motrës sime të vogël, Lili, nuk i pëlqen t’i bëjë lutjet e saj. Ajo qan dhe rënkon kur është koha që të lutet. Një natë Lili më pa që rashë në gjunjë për të bërë lutjen time përpara se të flija. Ajo donte të lutej me mua. Unë i tregova sa e rëndësishme është të bësh lutjet e tua për të falënderuar Atin Qiellor për të gjitha bekimet. Atë natë Lili ishte e emocionuar për të bërë lutjet e saj.