2009
Një Tungjatjeta me Dashuri
Tetor 2009


Një Tungjatjeta me Dashuri

Britani H., 9 vjeç, Ohajo, SHBA

Në autobusin tim është një vajzë që vepron disi ndryshe. Ajo nuk ka miq dhe të gjithë janë të këqinj me të. Unë u ndjeva keq, kështu shkova tek ajo dhe i thashë tungjatjeta. Ajo donte të ulesha me të dhe ashtu bëra. Tani unë ulem shpesh me të rrugës për në shkollë. Ajo duket më e lumtur dhe kjo më bën të ndihem mirë. Unë kam një motër të vogël me nevoja të veçanta dhe shpresoj se dikush do të bëjë të njëjtën gjë për të kur ajo të rritet.