2009
DHËNIA e Dëshmisë
Tetor 2009


DHËNIA e Dëshmisë

Maria Kaneva, Blagojevgrad, Bullgari

“Unë do të shkoj e para”, thotë Irinka çdo të dielë të parë të muajit. Me duart kapur fort pas karriges dhe sytë plot emocion, ajo i jep kurajë vetes. Irinka është vetëm nëntë vjeçe, por duket se është me e guximshmja nga të tetë anëtarët që vijnë rregullisht në kishë në degën e saj në Bullgari.

Përpara se të ngrihet, Irinka zakonisht pret të shohë nëse ndonjë tjetër do të dëshmojë përpara. Secili fshehtas i hedh një shikim asaj dhe pret që ajo të shkojë përpara. Më në fund, me një buzëqeshje të madhe, ajo shkon tek foltorja. Presidenti i degës vendos për të një stol për të hipur që të mund të shohë anëtarët. Irinka, fëmija e vetme në Fillore, vështron kongregacionin e vogël dhe fillon të flasë.

Ajo nuk duket e nervozuar edhe pse të gjithë janë duke e parë. Anëtarët dëgjojnë zërin e saj të ëmbël. Ndërsa flet për Krishtin, shkrimet e shenjta dhe vërtetësinë e Kishës, ajo ndikon në dëshminë e të gjithë të tjerëve.

Kur ajo ulet, gjithçka është e qetë dhe duket se Shpirti ka prekur zemra të tjera. Pastaj një nga anëtarët ngrihet për të sjellë dëshmi dhe pastaj një tjetër dhe një tjetër …