2009
Në Konferencë Përfshihet Njoftimi për Pesë Tempuj të Rinj
Nëntor 2009


Në Konferencë Përfshihet Njoftimi për Pesë Tempuj të Rinj

Presidenti Tomas S. Monson e hapi Konferencën e Përgjithshme Gjysmëvjetore të 179-të të Kishës, që u mbajt të shtunën dhe të dielën, më 3 dhe 4 tetor 2009, duke njoftuar vendndodhjet për pesë tempuj të rinj të planifikuar për t’u ndërtuar në Brigam Siti, Juta, në SHBA; Konsepsion, në Kili; Fortaleca, në Brazil; Fort Loderdejl, Florida, në SHBA; dhe Saporo në Japoni.

Anëtarët përreth botës morën pjesë në konferencë me aq shumë sa 92 gjuhë në Qendrën e Konferencave dhe me anë të televizionit, satelitit, internetit dhe transmetimeve radiofonike. Regjistrime të transmetimit do të bëhen të disponueshme me DVD e CD dhe në rrjet.

Tempujt e rinj e çojnë në 21 numrin e tempujve që janë njoftuar ose në ndërtim. Pasi të përfundohen, këta 21 tempuj do ta çojnë në 151 numrin e përgjithshëm [të tempujve] të Kishës në mbarë botën.

“Ne vazhdojmë të ndërtojmë tempuj”, tha Presidenti Monson. “Ne dëshirojmë që sa më shumë anëtarë që të jetë e mundur të kenë një mundësi për të shkuar në tempull pa iu dashur të kryejnë distanca tepër të gjata.”

Tempulli në Brigam Siti do të jetë i 14-ti në Juta; dy tempuj, Tempujt e Drejpërit të Jutas dhe Okuir Mauntinit të Jutas, u përkushtuan në Juta nga fillimi i këtij viti.

Në këtë kohë ka 14 tempuj në aktivitet në Amerikën e Jugut. Tempulli në Konsepsion të Kilit, do të jetë i dyti në Kili.

Tempulli në Fortaleca të Brazilit, do të jetë i shtati në Brazil. Në maj 2007 u njoftua një tempull në Manaus dhe aktualisht janë pesë në funksionim.

Në shërbim të nevojave të anëtarëve në Floridan e Jugut dhe në Bahamas, tempulli në Fort Loderdejl të Floridas, do të jetë i dyti në Florida.

Tempulli i Saporos së Japonisë do të jetë i treti në atë vend, pas Tempujve të Tokios dhe Fukuokas të Japonisë.

Presidenti Monson tha se 83 për qind e anëtarëve të Kishës jetojnë më afër se 200 milje (320 km) nga një tempull. “Ajo përqindje do të vazhdojë të rritet ndërkohë që ne ndërtojmë tempuj të rinj rreth botës”, shtoi ai.

Shtyp në Letër