2009
Mësimdhënia Ndihmon Shpëtimin e Jetëve
Nëntor 2009


Mësimdhënia Ndihmon Shpëtimin e Jetëve

Ne u mësojmë doktrina kyçe, ftojmë nxënësit të bëjnë punën që Perëndia ka për ta dhe pastaj premtojmë se bekimet do të vijnë me siguri.

Russell T. Osguthorpe

Një ditë ndërsa shërbeja si president misioni, unë po flisja në telefon me djalin tonë më të madh. Ai po udhëtonte drejt spitalit ku punonte si mjek. Kur mbërriti në spital, më tha: “Unë u gëzova që fola me ty baba, por tani më duhet të zbres nga makina dhe të shkoj të shpëtojë disa jetë.”

Djali ynë mjekon fëmijët me sëmundje të rrezikshme për jetën. Kur është i aftë të diagnostikojë një sëmundje si duhet dhe të japë mjekimin e duhur, ai mund të shpëtojë jetën e një fëmije. Unë u tregova misionarëve tanë se puna e tyre është gjithashtu të ndihmojnë për të shpëtuar jetë – jetë shpirtërore të atyre që ata mësojnë.

Presidenti Jozef F. Smith tha: “Kur [marrim] të vërtetën [ne]do të shpëtohemi nga kjo. [Ne] nuk do të shpëtohemi vetëm sepse dikush na e mësoi atë, por sepse [ne] e morëm dhe vepruam sipas saj.” (në Conference Report, prill 1902, f. 86; shih gjithashtu Teaching, No Greater Call [1999], f. 49; 1 Timoteu 4:16).

Djali ynë shpëton jetë duke ndarë njohuritë e tij të mjekësisë; misionarët dhe mësuesit në Kishë ndihmojnë të shpëtojnë jetë duke ndarë njohuritë e tyre të ungjillit. Kur misionarët dhe mësuesit ndikohen nga Shpirti, ata u mësojnë parimin e drejtë, ftojnë nxënësit e tyre ta jetojnë atë parim dhe japin dëshmi të bekimeve të premtuara që do të vijojnë me siguri. Plaku Dejvid A. Bednar ndau këto tre elemente të thjeshta të mësimdhënies efektive në një mbledhje trajnimi të kohëve të fundit: 1) doktrina kyç, 2) ftesa për veprim dhe 3) bekimet e premtuara.

Udhëzuesi “Predikoni Ungjillin Tim” ndihmon misionarët të japin mësim doktrinën kyçe, i fton ata që marrin mësim, të hidhen në veprim dhe të marrin bekimet e premtuara. Udhëzuesi “Teaching, No Greater Call” ndihmon prindërit dhe mësuesit të bëjnë të njëjtën gjë. Udhëzuesi “Predikoni Ungjillin Tim” është për punën misionare për të dhënë mësim ungjillin. Ne i përdorim ata që të përgatitemi të japim mësim dhe pastaj ne ndikohemi nga Shpirti ndërsa japim mësim.

Presidenti Tomas S. Monson tregon për një mësuese të Shkollës të së Dielës nga rinia e tij, Lusi Gerç. Një të diel, pjesërisht nëpërmjet një mësimi mbi shërbimin me vetëmohim, Motra Gerç ftoi studentët e saj të jepnin fondin e mbrëmjeve të klasës për familjen e njërit prej shokëve të tyre, nëna e të cilit kishte vdekur. Presidenti Monson tha se me dhënien e ftesës për veprim, Motra Gerç “mbylli manualin dhe na hapi sytë, veshët dhe zemrat tona kundrejt lavdisë së Perëndisë” (“Examples of Great Teachers,” [mbledhja mbarëbotërore e trajnimit të udhëheqësve, 10 shkurt 2007], Liahona, qershor 2007, f. 76). Motra Gerç përdori qartë manualin për të përgatitur mësimin e saj, por kur frymëzimi i erdhi, ajo mbylli manualin dhe ftoi studentët e saj t’i jetonin parimet e ungjillit që ajo po ua mësonte.

Ashtu si Presidenti Monson na mësoi: “Qëllimi i mësimdhënies së ungjillit … nuk është për ‘derdhje informacioni’ mbi mendjet e anëtarëve të klasës… . Qëllimi është të frymëzojë individin për të menduar, ndierë dhe më pas që të bëjë diçka mbi vënien në jetë të parimeve të ungjillit” (në Conference Report, tetor 1970, f. 107).

Kur Moroni iu shfaq Profetit Jozef, ai jo vetëm i mësoi atij doktrina kyçe të Ringjalljes, por ai gjithashtu i tregoi atij se “Perëndia kishte një punë për [atë] për ta bërë” dhe i premtoi atij se emri i tij do të mbahej mend nëpër botë (shihni Joseph Smith–Historia 1:33). Të gjithë prindërit dhe mësuesit e ungjillit janë lajmëtarë të Perëndisë. Jo të gjithë ne mësojmë profetët e ardhshëm ashtu si bënë Motra Gerç dhe Moroni, por ne të gjithë po u japim mësim udhëheqësve të ardhshëm të Kishës. Kështu ne u mësojmë doktrinën kyç, ftojmë nxënësit të bëjnë punën që Perëndia ka për ta dhe pastaj premtojmë që bekimet do të vijnë me siguri.

Mbaj mend sa i shkujdesur ndjehesha kur qeshë djalë i vogël, ndërsa ecja drejt kishës për një mbledhje të Fillores. Kur arrita, u befasova që pashë gjithë prindërit atje për një program të veçantë. Unë menjëherë e kuptova. Unë kisha një pjesë në këtë program dhe kisha harruar të mësoja përmendësh pjesën time. Kur erdhi radha ime për të thënë pjesën, qëndrova përpara karriges sime, por asnjë fjalë nuk më doli nga goja. Unë nuk mundesha të kujtoja asgjë. Kështu që thjesht qëndrova atje dhe pastaj më në fund u ula dhe e ngula vështrimin në dysheme.

Pas kësaj përvoje, mora një vendim të prerë që kurrë të mos flisja në ndonjë mbledhje të Kishës përsëri. Dhe e mbajta këtë vendim për disa kohë. Më pas një të diel, Motra Lidia Stillman, udhëheqëse e Fillores, u ul krah meje dhe më kërkoi të jepja një bisedë të shkurtër javën që vinte. Unë i thashë se, “Unë nuk jap bisedë.” Ajo mu përgjigj se, “E di, por ti mund ta japësh këtë bisedë pasi unë do të ndihmoj.” Unë vazhdoja të rezistoja, por ajo shprehte aq shumë siguri në mua sa ftesa e saj ishte vështirë të refuzohej. Unë e dhashë bisedën.

Kjo grua e mirë ishte një lajmëtare nga Perëndia që kishte një punë për mua për ta bërë. Ajo më mësoi se kur një thirrje të vjen, ti pranoje atë, nuk ka rëndësi sa i paaftë mund të ndihesh. Ashtu si Moroni bëri me Jozefin, ajo u sigurua që unë të përgatitesha kur erdhi koha për të dhënë atë bisedë. Kjo mësuese e frymëzuar ndihmoi në shpëtimin e jetës sime.

Kur isha adoleshent, një misionar i kthyer kohët e fundit i quajtur Vëllai Peterson na jepte mësim në klasën tonë në Shkollën e së Dielës. Çdo javë ai do të vizatonte një shigjetë të gjatë nga krahu i majtë, poshtë, i tabelës të drejtuar tek krahu i djathtë lart. Më pas ai do të shkruante në krye të tabelës: “Syno Lart.”

Çfarëdolloj doktrine që ai po na mësonte, ai do të na kërkonte të bënim pak më shumë, për të arrirë pak më lart se ne mendonim se ishte e mundur. Shigjeta dhe ato dy fjalë, syno lart, ishin një ftesë e përhershme gjatë gjithë mësimit. Vëllai Peterson më bëri të doja të shërbeja një mision të mirë, të dilja më mirë në shkollë, t’i vendosja më lart objektivat e mi për karrierën time.

Vëllai Peterson kishte një punë për ne për ta bërë. Qëllimi i tij ishte për të na ndihmuar ne “të mendonim, ndienim dhe më pas të bënim diçka rreth vënies në jetë të parimeve të ungjillit.” Mësimdhënia e tij ndihmoi të shpëtonte jetën time.

Në moshën 19 vjeç, unë u thirra të shërbeja një mision në Tahiti, ku më duhej të mësoja dy gjuhë të huaja – frëngjisht dhe gjuhën tahitiane. Në fillim në misionin tim unë u shkurajova shumë për mungesë të përparimit në të dyja gjuhët. Çdo herë që përpiqesha të flisja frëngjisht, njerëzit më përgjigjeshin në gjuhën tahitiane. Kur përpiqesha të flisja në gjuhën tahitiane, ata më përgjigjeshin në frëngjisht. Unë isha gati për t’u dorëzuar.

Më pas një ditë, ndërsa po kaloja pranë lavanderisë në shtëpinë e misionit, dëgjova një zë të më thërriste. U ktheva dhe pashë një grua tahitiane me flokë të thinjur që po qëndronte tek dera duke ma bërë me shenjë t’i vija pas. Emri i saj ishte Tuputeata Mo. Ajo fliste vetëm gjuhën tahitiane. Dhe unë flisja vetëm anglisht. Unë nuk kuptova shumë nga çfarë ajo po përpiqej të më thoshte, por e kuptova se ajo dëshironte që unë të kthehesha te lavanderia çdo ditë kështu që ajo të mund të më ndihmonte të mësoja gjuhën tahitiane.

Unë shkova përditë për të praktikuar me të ndërsa ajo hekuroste rrobat. Në fillim s’dija nëse takimet tona do të jepnin ndonjë ndihmë, por gradualisht fillova ta kuptoja atë. Çdo herë që ne takoheshim, ajo komunikonte me mua me tërë mirëbesimin e saj që unë të mund t’i mësoja të dyja gjuhët.

Motra Mo më ndihmoi të mësoja gjuhën tahitiane. Por ajo më ndihmoi të mësoja më shumë se kaq. Ajo vërtet po më mësonte parimin e parë të ungjillit – besim në Zotin Jezu Krisht. Ajo më mësoi që, nëse unë mbështetesha tek Zoti, Ai do të më ndihmonte të bëja diçka që unë mendoja se ishte e pamundur. Ajo jo vetëm më ndihmoi të shpëtoja misionin tim – ajo më ndihmoi të shpëtoja jetën time.

Motra Stillman, Vëllai Peterson dhe Motra Mo më mësuan “nëpërmjet bindjes, nëpërmjet durimit, nëpërmjet mirësjelljes e zemërbutësisë dhe nëpërmjet dashurisë së pashtirur; nëpërmjet mirësisë dhe diturisë së pastër, të cilat do ta zgjerojnë shumë shpirtin.” (DeB 121:41–42). Ata më mësuan me virtyt që stoliste mendimet e tyre dhe për shkak të kësaj, Fryma e Shenjtë ishte shoqëruesi i tyre i vazhdueshëm (shih DeB 121:45–46).

Këta mësues të mëdhenj më frymëzuan mua të bëj pyetje mbi vetë mësimdhënien time:

  1. Si një mësues, a e shoh veten si lajmëtar nga Perëndia?

  2. A përgatitem dhe më pas a jap mësim në mënyra që mund të shpëtojnë jetë?

  3. A përqendrohem në doktrinën kyçe të Ringjalljes?

  4. A munden ata që unë mësoj të ndiejnë dashurinë që kam për ta dhe për Atin tim Qiellor e Shpëtimtarin?

  5. Kur vjen frymëzimi, a e mbyll unë manualin dhe a hap sytë e tyre dhe veshët e tyre dhe zemrat e tyre kundrejt lavdisë së Perëndisë?

  6. A i ftoj ata të bëjnë punën që Perëndia ka për ta për të bërë?

  7. A shpreh kaq shumë mirëbesim në ta sa ata ta kenë të vështirë për të refuzuar ftesën?

  8. A i ndihmoj ata të njohin bekimet e premtuara që vijnë nga jetimi i doktrinës që po ua mësoj?

Të mësuarit dhe mësimdhënia nuk janë veprimtari të padetyrueshme në mbretërinë e Perëndisë. Ato janë vetë mjetet nëpërmjet të cilave ungjilli u rivendos në tokë dhe nëpërmjet të cilave ne do të marrim jetën e përjetshme. Ato sigurojnë shtegun për dëshmi personale. Asnjë nuk mund të “shpëtohet në padituri” (DeB 131:6).

Unë e di se Perëndia jeton. Unë dëshmoj se Jezusi është Krishti. Unë jap dëshminë se Profeti Jozef hapi këtë periudhë ungjillore nëpërmjet mësimit të së vërtetës dhe më pas mësimdhënies së saj. Jozefi bëri pyetje njëra pas tjetrës, mori përgjigje hyjnore dhe ua mësoi çfarë kishte mësuar fëmijëve të Perëndisë. Unë e di se Presidenti Monson është zëdhënësi i Zotit në tokë sot dhe se ai vazhdon të mësojë dhe të na mësojë ne siç bëri Jozefi, sepse mësimdhënia ndihmon shpëtimin e jetëve. Në emrin e Jezu Krishtit, amen.