Për Fëmijët e VegjëlE Di se Jezusi më DoNga Xhejn Mek-Brajd ÇoejtBazuar në një ndodhi të vërtetëAutorja jeton në Kolorado, SHBA.Leini po përpiqej tepër fort të tregonte nderim në kishë. Por ajo ishte e lodhur dhe donte shumë të tundte këmbët.Pasi sakramenti mbaroi, Leini hapi librin e saj për Jezusin. Ajo gjeti figurën e Jezusit me fëmijët e vegjël. Kjo e bëri të ndihej e qetë dhe e lumtur brenda vetes.Pasi mbaroi mbledhja e sakramentit, Leini e pyeti mamin: “Përse është më e lehtë të tregoj nderim kur shikoj librin tim për Jezusin?”“Mendoj ngaqë të kujton se sa shumë të do Jezusi”, tha Mami.Leini pohoi me kokë. “A mendon se Jezusi e di që e dua Atë gjithashtu?” pyeti ajo.Mami i dha një përqafim Leinit. “Po, jam e sigurt se Ai e di.” ◼E Di, Shpëtimtari Më DoTami Jeppson Creamer and Derena Bell