2015
Profeti i Gjallë
Prill 2015


“Profeti i gjallë është më i rëndësishëm për ne sesa një profet i vdekur. …

… Zbulesa e Perëndisë dhënë Adamit nuk e udhëzoi Noeun se si të ndërtonte arkën. Noeut i nevojitej zbulesa e tij vetjake. Si rrjedhim, profeti më i rëndësishëm, për aq sa më intereson mua dhe juve, është ai që jeton në kohën dhe epokën tonë, të cilit Zoti po i zbulon tani vullnetin e Tij për ne. Prandaj, leximi më i rëndësishëm që mund të bëjmë është leximi i cilësdo prej fjalëve të profetit … të përfshira çdo muaj në revistat e Kishës. Urdhrat tona për marshim për secilin gjashtëmujor gjenden në fjalimet e konferencës së përgjithshme, që shtypen në revistën [Liahona]. …

Jini vigjilentë ndaj atyre që do t’i ngrenë profetët e vdekur kundrejt profetëve të gjallë, sepse profetët e gjallë gjithmonë marrin përparësi.”