Shtegu i Drejtë
Nga “Le të mos Marrim Udhën e Gabuar”, Liahona, maj 2014, f. 39–41.
“Dëgjoni fjalët e atij Perëndie që ju bëri” (DeB 43:23).
Shumë vite më parë, unë dhe familja ime vizituam Parkun Kombëtar të Harqeve në Juta, SHBA. Njëri prej harqeve më të bukur dhe të famshëm në park është Harku Delikat dhe ne vendosëm t’i ngjiteshim malit që ta arrinim atë.
Ne filluam me entuziazëm, por shpejt të tjerët donin të pushonin. Unë dëshiroja të shkoja atje më shpejt, kështu që vazhdova i vetëm. Pa i kushtuar vëmendje shtegut që duhet të merrja, fillova të ndiqja një burrë që dukej se e dinte se ku po shkonte.
Shtegu u bë më i vështirë për t’u ngjitur. Isha i sigurt se familja ime nuk do t’ia kishte dalë mbanë. Papritur pashë Harkun Delikat por, për habinë time, unë nuk mund ta arrija atë. Shtegu që kisha marrë, nuk të çonte te harku.
Isha i zhgënjyer dhe u ktheva. Prita me padurim derisa u takova sërish me grupin tim. Ata më treguan se kishin ndjekur shenjat që tregonin udhën e drejtë dhe, me kujdes e përpjekje, kishin arritur te Harku Delikat. Fatkeqësisht, unë kisha marrë udhën e gabuar. Çfarë mësimi mora!
Mos ia ndani sytë shtegut tuaj për te jeta e përjetshme me Atin tuaj Qiellor. Ndiqni parimet e ungjillit dhe urdhërimet që mësoni dhe ju do të jeni në shtegun e drejtë për të jetuar me Të përgjithmonë.