2015
Për Shkak të Jozefit
Prill 2015


Për Shkak të Jozefit

Zbuloni gjashtë mënyra se si jeta juaj është (ose mund të jetë) ndryshe për shkak të Profetit Jozef Smith.

Painting of a young boy kneeling looking up at a grove of trees.   At the center of the painting is a young boy (age 14) kneeling.  His hands are resting on his thighs and he looks up at a light source above his head.  The boy wears grey trousers (with suspenders) and grey vest and an off-white shirt.  The shirt has a collar and two button placket at the front and the sleeves are rolled.  The young boy had blond hair that is slightly rumpled.  The background his a grove of trees, almost all with no leaves.  There are some low saplings immediately behind the boy.  The foreground has rocks, twings and small plants sprouting.  "Walter Rane 04"  appears in the lower right corner in red.

Jozef Smithi vdiq mbi 170 vjet më parë. Ai jetoi vetëm 38 vjet, duke e kaluar pjesën më të madhe të asaj kohe në vende kaq të errëta, saqë ju ndoshta nuk do t’i gjeni askund, por vetëm në hartat më të detajuara. Dhe ndoshta ju keni dijeni për shumë gjëra që ai bëri në jetën e tij. Por a keni menduar rreth mënyrës se si ndikojnë ato te ju personalisht? Ndërkohë që ato mënyra janë të shumta për t’u numëruar, ju mund të filloni me këto të gjashta.

Për Shkak të Jozef Smithit:

1. Ju kuptoni se kush janë me të vërtetë Perëndia dhe Jezu Krishti.

Edhe sikur të mos ishte për Jozef Smithin, ju ende mund të besonit në Perëndinë, Atin, dhe në Jezu Krishtin. Ju mund të kishit dëshmitë e Biblës. Por mendoni sa më i thellë dhe më i pasur është të kuptuarit tuaj për shkak të asaj që rivendosi Jozef Smithi – dëshmitë e forta, pohuese të Librit të Mormonit, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe. Për shembull, ju dini diçka që shumica e botës nuk e di: se Shpëtimtari i ngritur u shfaq në kontinentet amerikane – duke vërtetuar, me fjalët e Tij, se Ai nuk është vetëm “Perëndia i Izraelit, [por gjithashtu] Perëndia i tërë tokës” (3 Nefi 11:14).

Mendoni për mënyrën se si është forcuar dëshmia juaj për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nga dëshmitë e fuqishme të profetëve si Nefi, Alma dhe Moroni – për të mos përmendur vetë Jozef Smithin, i cili deklaroi: “Ai jeton! Sepse ne e pamë atë, madje në të djathtën e Perëndisë” (DeB 76:22–23). Në një kohë kur besimi te Perëndia dhe Jezu Krishti sfidohet dhe shpesh braktiset, çfarë bekimi është të kesh këtë dritë tjetër!

2. Ju e dini se jeni një fëmijë i Perëndisë – dhe kështu është çdokush tjetër.

Youth in the Philippines are walking in a line and laughing and holding hands.

Ndoshta e vërteta më e rëndësishme që Jozef Smithi rivendosi, ishte e vërteta rreth marrëdhënies sonë me Perëndinë.1 Ai është vërtet Ati ynë. A keni ndaluar ndonjëherë për të menduar rreth gjërave që rrjedhin nga ky fakt? Ai ndryshon mënyrën se si ju e shihni veten tuaj: pavarësisht nga ajo që bota mendon për ju, ju e dini se jeni një fëmijë i dashur i Perëndisë, me cilësitë e Tij brenda jush. Ai ndryshon mënyrën se si ju i shihni të tjerët: papritur çdo njeri – çdo njeri – është vëllai ose motra juaj. Ai ndryshon mënyrën se si ju e shihni vetë jetën: të gjitha gëzimet dhe sprovat e saj janë pjesë e planit të Atit Qiellor për t’ju ndihmuar të bëheni si Ai. Jo keq për diçka që ju e këndoni në Fillore!2

3. Familja juaj mund të jetë e përjetshme.

Family posing together on a street in Hong Kong.

Përse kaq shumë njerëz janë të pështjelluar rreth rëndësisë së martesës dhe familjes? Ndoshta sepse ata nuk e njohin doktrinën, të rivendosur nëpërmjet Jozef Smithit, se martesa dhe familja shugurohen nga Perëndia dhe kanë për qëllim të jenë të përjetshme (shih DeB 49:15; 132:7). Këto nuk janë thjesht tradita të bëra nga njeriu, për të cilat shoqëria jonë nuk ka më nevojë – ato janë pjesë e rendit të përjetshëm të qiellit. Dhe në saje të çelësave të priftërisë dhe ordinancave të tempullit që u rivendosën nëpërmjet Jozef Smithit, familja juaj e përjetshme mund të fillojë këtu në tokë.

4. Ju keni qasje ndaj priftërisë dhe bekimeve të saj.

Filipino church members during a sacrament meeting.

Për shkak se Perëndia e rivendosi priftërinë e Tij nëpërmjet Jozef Smithit, ju mund të pagëzoheni dhe të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ju mund të kërkoni bekimet e priftërisë për shërim, ngushëllim dhe udhërrëfim. Ju mund të bëni besëlidhje të shenjta që ju lidhin me Perëndinë. Dhe ju mund t’i përtërini besëlidhjet tuaja çdo javë kur merrni sakramentin. Nëpërmjet ordinancave të priftërisë, fuqia e Perëndisë hyn në jetën tuaj (shih DeB 84:20–21). Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa punën e kryer nëpërmjet Jozef Smithit.

5. Ju jeni i lirë nga varësia ndaj substancave të dëmshme.

Two young men in DR Congo playing basketball.

Ose të paktën, ju mund të jeni të lirë nëse i bindeni zbulesës që mori Jozefi në vitin 1833 – kohë përpara se duhani të provohej klinikisht që shkaktonte kancer mushkërie dhe alkooli të kishte lidhje me sëmundje të mëlçisë. Kur ju keni një profet që ju zbulon urtësinë e Perëndisë, përse duhet të prisni për urtësinë e botës që të arrini tek i njëjti përfundim? Fjala e Urtësisë tregon se Perëndia nuk kujdeset vetëm për shpirtin tonë, por edhe për trupin tonë (shih DeB 89). Mbi të gjitha, siç e treguan zbulesat dhënë Jozef Smithit, të paturit e një trupi na bën më shumë – jo më pak – si Ati ynë në Qiell, i cili gjithashtu ka një trup prej mishi e kockash (shih DeB 130:22).

6. Ju mund ta dini të vërtetën për veten tuaj nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

A young Polynesian woman kneeling in prayer beside her bed.

Kur Jozefi i ri vuri këmbë në Korijen e Shenjtë në 1820-ën, bindja e përgjithshme midis shumë kishave ishte se zbulesa ishte një gjë e së kaluarës. Vegimi i Parë i Jozefit provoi se kjo ishte e gabuar. Qiejt janë të hapur – dhe jo vetëm për profetët. Çdokush me një pyetje mund të marrë një përgjigje përmes kërkimit të përulur, të zellshëm (shih DeB 42:61; 88:63). Për shembull, ju mund të zbuloni për veten tuaj se Jozef Smithi ishte profet i Perëndisë, në të njëjtën mënyrë si e zbuloi Jozefi: duke i kërkuar Vetë Perëndisë.

Kjo listë është vetëm fillimi. Çfarë do të shtonit? Si është jeta juaj ndryshe për shkak të Jozef Smithit?

Shënime

  1. Shih Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2007), f. 39–46.

  2. Shih “Fëmi i Per’ndis’ Jam”, Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 58.