“Ndërkohë që po veproni për ta forcuar familjen tuaj dhe për ta përmirësuar paqen, kujtoni … mbrëmjen familjare të përjavshme. Jini të kujdesshëm të mos e bëni mbrëmjen tuaj familjare thjesht një mendim të mëvonshëm të një dite plot punë. Vendosni që mbrëmjen e së hënës familja juaj do të jetë në shtëpi së bashku për mbrëmjen. Mos i lejoni kërkesat e punësimit, sportet, veprimtaritë jashtëshkollore, detyrat e shkollës apo çfarëdo tjetër që të bëhen më të rëndësishme se sa ajo kohë që kaloni së bashku në shtëpi me familjen tuaj.
Struktura e mbrëmjes suaj nuk është aq e rëndësishme sa koha e përfshirë në të. Ungjilli duhet të mësohet si në mënyrë formale, ashtu edhe në mënyrë joformale. Bëjeni atë një përvojë domethënëse për secilin anëtar të familjes.”
Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Bëjeni Ushtrimin e Besimit Përparësinë Tuaj Parësore”, Liahona, nëntor 2014, f. 94.