2015
Një Tufë e Vetme dhe Një Bari i Vetëm
Prill 2015


Një Tufë e Vetme dhe Një Bari i Vetëm

Një gardh për një tufë delesh na mëson rreth përkujdesjes së Shpëtimtarit për popullin e Tij.

Vatha e Lashtë

Shkopi

Shufra

Bariu

Muret prej guri

Hyrja

Delja

Hobeja

Çfarë është ajo: Një thark i thjeshtë, një rrethim me mur.

Qëllimi: Për ta mbrojtur një tufë delesh kundër grabitqarëve dhe hajdutëve, veçanërisht natën.

Materiali dhe ndërtimi: Gurë, zakonisht, me bimë gjembaçe shpesh të vendosura në majë të mureve. Shkurre të dendura gjembaçe përdoreshin shpesh edhe për të bërë një gardh, për një vathë të përkohshme të sajuar. Shpellat ndonjëherë shërbenin si vathë, me gardhe prej gurësh të vegjël ose shkurresh të vendosura përpara tyre.

Çfarë Mund të Mësojmë Ne

Vathët janë:

[Vende] ku mblidhet tufa. Si anëtarë të Kishës, ne ndajmë një lidhje uniteti përmes besimit tonë dhe besëlidhjeve tona, si edhe nëpërmjet të mbledhurit vërtet së bashku. Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ka dhënë mësim: “Gëzimi i unitetit që [Ati Qiellor] dëshiron kaq shumë të na japë nuk është vetëm për individë. Ne duhet ta kërkojmë atë dhe të kualifikohemi për të bashkë me të tjerë. Nuk është e papritur atëherë që Perëndia na nxit të mblidhemi që Ai të mund të na bekojë. Ai na do të mblidhemi në familje. Ai ka krijuar klasa, lagje e degë dhe na ka urdhëruar të takohemi shpesh bashkë. Në ato mbledhje, … ne mund të lutemi dhe të punojmë për unitetin që do të na sjellë gëzim dhe do të shumëfishojë forcën tonë për të shërbyer” (“Zemrat Tona Thuren si Një e Vetme”, Liahona, nëntor 2008, f. 69).

Një vend sigurie dhe prehjeje. Në Jezu Krishtin, ne “gje[jmë] prehje për shpirtrat [tanë]” (Mateu 11:29). Kisha e Tij është një “mbrojtje e … strehim” (DeB 115:6). Dhe ashtu si Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka dhënë mësim: “Ne gjejmë siguri dhe mbrojtje për veten tonë … nëpërmjet respektimit të besëlidhjeve që kemi bërë dhe nëpërmjet të jetuarit sipas veprimeve të thjeshta të bindjes, të kërkuara prej pasuesve të Krishtit” (“Këto Gjëra i Di”, Liahona, maj 2013, f. 7).

Të ruajtura nga bariu. Jezu Krishti është Bariu i Mirë i cili na shpëton. Ai vuajti dhe vdiq kështu që ne të mund ta mposhtim mëkatin e vdekjen dhe të kthehemi tek Ati ynë Qiellor. Ndërsa vijmë te Krishti dhe jemi të bindur ndaj urdhërimeve të Tij, Ai na bekon, drejton dhe mbron si individualisht edhe si populli i Tij i besëlidhjes.