Sa ndikim ka Satani në mendimet e mia?
Ati ynë Qiellor siguron që ne të kemi lirinë e zgjedhjes morale, aftësinë për të zgjedhur të mirën ose të ligën. Ai nuk do të na detyrojë të bëjmë të mirën dhe djalli nuk mund të na detyrojë të bëjmë të ligën (shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2007], f. 224).
Kështu që, kur vjen puna te mendimet tuaja, djalli ka po aq ndikim sa ju jeni të gatshëm t’i jepni atij. Profeti Jozef Smith tha: “Satani nuk mund të na joshë me anë të ndjelljeve të tij, veç nëse ne në zemrën tonë miratojmë dhe jepemi” (Mësimet: Jozef Smith, f. 224). Ai gjithashtu tha: “Djalli nuk ka fuqi mbi ne, vetëm kur ne e lejojmë atë” (f. 224).
Përveç kësaj, shkrimet e shenjta na thonë se “s’ka asnjë tjetër, përveç Perëndisë, që i di mendimet e tua dhe qëllimet e zemrës tënde” (DeB 6:16), kështu që Satani në të vërtetë nuk e di se çfarë jeni duke menduar. Ai vetëm mund të ofrojë tundime dhe ndjellje. Por nëse zgjidhni t’i ndiqni ato, ai fiton fuqi më të madhe mbi ju dhe tundimet bëhen më të forta. Në të njëjtën mënyrë, nëse i bëni ballë të ligës dhe zgjidhni të mirën, ju do të forcoheni e bekoheni.