Mendoni për një rast kur ju ishit i sëmurë. A bëri dikush diçka të mirë për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë?
Në Dhiatën e Re ne lexojmë për mënyrën se si Jezusi tregoi dashamirësi ndaj njerëzve që ishin të sëmurë. Një ditë, një burrë me një sëmundje të dhimbshme të lëkurës të quajtur lebër, shkoi te Jezusi. Ai e dinte se Jezusi kishte fuqinë që të shëronte këdo që ishte i sëmurë. Ai besonte se Jezusi mund ta shëronte atë. Jezusi e preku lebrosin dhe tha: “Qofsh pastruar” (Marku 1:41). Sapo Jezusi pati folur, burri u shërua.
Ne mund t’i ndjekim gjurmët e Jezusit duke qenë të mirë dhe të dashur ndaj të tjerëve që janë të sëmurë ose të pikëlluar.