Rinia
Sara e Dikujt Tjetër
Autori jeton në Juta, SHBA.
E kisha zakon të më dukej e vështirë t’i përdorja bindjet e mia si përgjigje për një pyetje aq të thjeshtë sa “Përse nuk e pi kafenë?” Në të kaluarën sajoja justifikime si “Është shumë e hidhur” ose “Nuk më pëlqen shija”.
Përse më vinte zor? Përse kisha aq frikë të qëndroja për atë që besoj? Kur shoh prapa tani, nuk e kuptoj me saktësi se nga çfarë frikësohesha. Por e mbaj mend me saktësi kur pushova së fshehuri pas justifikimeve.
Një ditë në orën e anglishtes në shkollë të mesme, mësuesja lajmëroi se do të shikonim një episod të një emisioni televiziv që e dija se nuk duhet ta shikoja. Ndërkohë që nxënësit e tjerë brohoritën me entuziazëm, shoqja ime e klasës, Sara, ngriti dorën dhe pyeti a mund të largohej.
Kur mësuesja e pyeti përse, Sara u përgjigj troç: “Sepse jam mormone dhe nuk shikoj emisione me blasfemi”.
Guximi i saj për t’u ngritur në këmbë përpara klasës ishte mahnitës. Falë Sarës, edhe unë u ngrita dhe prita jashtë me ndërgjegje të pastër që emisioni të mbaronte.
Ndryshova njëherë e mirë. Fillova t’i shpjegoja bindjet e mia në vend që ta shmangia temën. Dhe për pasojë, gjeta siguri te vetja ime dhe mora pjesë edhe më shumë në veprimtaritë e Kishës e të shkollës.
Nuk i thashë kurrë Sarës sa shumë domethënie pati shembulli i saj për mua, por përpiqem ta imitoj shembullin e saj me siguri. Tani e kuptoj se të qenit anëtar i Kishës së mrekullueshme e të shenjtë të Perëndisë nuk ka fare asgjë për të cilën të vijë turp. Shpresoj që të mundem, nëpërmjet shembullit tim, të jem Sara e dikujt tjetër.