Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Këto përvoja të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoren për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.
Folësi |
Ngjarja |
Nil L. Andersen |
(58) Presidenti Dejvid O. Mek-Kei sheh në vegim Shpëtimtarin dhe ata “që e kanë mundur botën”. Plaku Brus D. Porter vuan nga problemet me veshkat por e mund botën nëpërmjet dashurisë së tij për Shpëtimtarin. |
Dejvid A. Bednar |
(67) Dejvid A. Bednari ndihmon një misionar të kthyer e të zhgënjyer. |
Mark A. Breg |
(36) Zjarrfikësit shpëtojnë piktura të Jezu Krishtit nga një qendër kunji që po digjej. |
M. Xhozef Brof |
(23) Babai i M. Xhozef Brofit e dëgjon udhërrëfimin e mençur nga nëna e tij. Kur ishte i ri, M. Xhozef Brofi kërkon vullnetin e Atit Qiellor ndërsa përgatitet ta dhurojë qenin e tij. Në tempull, M. Xhozef Brofi mëson se Ati Qiellor do t’ia dijë për të. |
Linda K. Barton |
(12) Pasi i paralizohet i shoqi, Druzila Hendriksi siguron plotësimin e nevojave të familjes së vet. Një presidente e Shoqatës së Ndihmës u shërben të tjerëve ndërsa ndeshet me kancerin. |
Zherald Kosé |
(75) Për shkak të seminarit, Zherald Kosé në moshën 30-vjeçare ngrihet në detyrë. Anëtarët e lagjes gjejnë mënyra se si të shërbejë një i ri. |
Jun Huan Çoi |
(90) Babai i Jun Huan Çoit i mëson atij: “Mos shiko përreth, shiko lart”. Sanbim Çoi u bekua ndërsa prindërit e tij po shërbenin në një mision. Thirrja e Jun Huan Çoit si i Shtatëdhjet do të thotë më pak kohë për familjen e tij, por djali i tij është i lumtur pasi ata “[janë] një familje e përjetshme”. |
L. Uitni Klejton |
(97) Një peshkop i ri i këshillon anëtarët e shqetësuar të lagjes që të përfshihen në praktikat bazë të besimit. |
Uedhërford T. Klejton |
(26) Uedhëford T. Klejtoni sheh gëzimin që i sjell nënës një i porsalindur. Pasi u vdes e ëma, dy vajzat gjejnë ngushëllim nëpërmjet besimit të tyre te Shpëtimtari. |
Kuentin L. Kuk |
(127) Djali katërvjeçar i Kuentin L. Kukut “mund të bëj[ë] gjithçka tani”. Kur ishte i ri, Kuentin L. Kuku merr pohim shpirtëror për ungjillin e rivendosur. Duke qëndruar besnik pavarësisht fatkeqësisë, Parli P. Prati rritet në mençuri dhe virtyt. |
Boni H. Kordën |
(6) Nipi i vogël i Boni H. Kordënit kërkon të lexojë më shumë shkrime të shenjta. Paqja që Boni H. Kordëni ndien nga lutja e mamasë, i jep asaj guximin për të pasur besim te Zoti. Duke u shërbyer të tjerëve, një paciente me kancer merr forcë dhe guxim për t’i bërë ballë sëmundjes së vet. |
Valeri V. Kordon |
(55) Kur ishte i ri, Valeri V. Kordoni e sheh familjen e tij të bekohet ngaqë e paguajnë të dhjetën. |
Hoakin E. Kosta |
(112) Ndërkohë që merr mësimet me misionarët, Hoakin E. Kosta e përul veten dhe e sheh pendimin si shtegun drejt rritjes dhe lumturisë. |
Henri B. Ajring |
(15) Anëtarët e përulur në Austri e lejojnë Frymën e Shenjtë që ta ndriçojë strehën ku zhvilluan mbledhjen e sakramentit. Fryma e Shenjtë e lejon Henri B. Ajringun ta shohë djalin e tij të vogël që bën rrëmujë siç e sheh Perëndia. (19) Edhe teknologjia më e mirë nuk është zëvendësuesi i zbulesës vetjake. (82) Henri B. Ajringu mbështetet te premtimi se Shpirti do të jetë në zemrën e tij dhe engjëjt do ta ngrenë atë lart ndërsa ai kryen shërbimin e priftërisë. |
C. Skot Grou |
(121) Prindërit e C. Skot Grouit dhe të bashkëshortes së tij shërbejnë në misione. C. Skot Grou dëshmon për përsosjen shpirtërore të Plakut Nil A. Maksuell. |
Xhoi D. Xhons |
(87) Vëllai i madh e mban premtimin e tij ndaj prindërve të vet që të mos e përqeshë motrën e tij pesëvjeçare. |
Karol F. Mek-Konki |
(9) Presidentja 13-vjeçare e klasës së Kosheres në Ganë i ndihmon mikeshat e saj të bëjnë punët e tyre të shtëpisë në mënyrë që ato të mund të marrin pjesë në Kishë. |
Rasëll M. Nelson |
(39) Një Dafinë e mban zotimin e saj për të marrë pjesë në një mbledhje të Shoqatës së Ndihmës në kunj pavarësisht se u shkualifikua nga një konkurs në rang vendi. |
S. Mark Palmer |
(114) Si president misioni, S. Mark Palmeri mëson t’i “vështroj[ë] në fytyrë” misionarët dhe t’i dojë ata ashtu siç i duan Ati dhe Biri. |
Ronald A. Rasband |
(93) Si misionar kohëplotë, Ronald A. Rasbandi përdor këmbën e tij për ta ndaluar një derë që të mbyllet. Plaku Ronald A. Rasband ndien mbresën për t’i vizituar dhe bekuar anëtarët e Kishës në Ekuator pas një tërmeti në atë vend. Si president misioni, Ronald A. Rasbandi u jep zemër misionarëve që të veprojnë sipas nxitjeve të para. |
Dejll G. Renland |
(29) Te romani “Të Mjerët”, dhembshuria e një ipeshkvi e nxit Zhan Valzhanin ta ndryshojë jetën e tij. Si një adoleshent në Europë, Dejll G. Renlandi keqtrajtohet dhe persekutohet. |
Geri B. Sebin |
(52) Një djalë skautist e kalon natën në të ftohtë. Një thes plastik boksi për goditje, i fryrë me ajër, ngrihet sërish pasi “ai po qëndron drejt brenda vetvetes”. Babai i Geri B. Sebinit u jep mësim dy prej shokëve të anijes, të cilëve u la mbresë shembulli i tij i drejtë. |
Ulises Soaresh |
(33) Një misionar kohëplotë e ripërtërin zotimin e tij për t’i shërbyer Perëndisë me zell pasi mëson se motra e tij kishte vdekur. |
Geri E. Stivenson |
(117) Geri E. Stivensonit i lë mbresa një mësim në mbrëmjen familjare nga një nëntëvjeçar. Një nxitje e shpëton Geri E. Stivensonin e ri nga një gjarpër me zile. Nxitja e presidentit të misionit i mbron misionarët gjatë një tërmeti në Japoni. Pjesëtarët e familjes marrin ngushëllim nga Fryma e Shenjtë pas një aksidenti tragjik me makinë. |
Diter F. Uhtdorf |
(104) Diter F. Uhtdorfi ngazëllehet për përfundimin e Tempullit të Madridit në Spanjë pavarësisht se nuk u ftua në përkushtim. Presidenti Xhejms E. Faust i thotë Diter F. Uhtdorfit që të mos i “rritet mendja” nga lavdërimi i anëtarëve të Kishës. Presidenti J. Ruben Klark i Riu i këshillon udhëheqësit e rinj të ndjekin rregullën numër gjashtë. Një president i mëparshëm kunji del vullnetar për të hequr papastërtitë e lëna pas nga kuajt në paradën e qytetit. |