2017
Njoftohen Thirrje të Reja
maj 2017


Njoftohen Thirrje të Reja

Gjatë konferencës së përgjithshme, u njoftua thirrja e gjashtë Autoriteteve të reja të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë, e Presidencës së re të Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës dhe riorganizimi i Presidencës së Përgjithshme të Fillores.

U thirrën të shërbejnë si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë Plaku Tejlor G. Godoi, Plaku Soni L. Koh, Plaku Adilson de Paula Parreja, Plaku Xhon C. Pingri i Riu, Plaku Brajën K. Tejlor dhe Plaku Taniela B. Uakolo.

Xhin B. Binghami do të shërbejë si Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, me Sheron Iubankun si Këshilltare të Parë dhe Reina I. Aburton si Këshilltare të Dytë. Përpara thirrjes së saj, Motra Bingham po shërbente si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores. Boni H. Kordën, që po shërbente si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, u njoftua si Këshilltarja e re e Parë, me Kristina B. Frankon si Këshilltare të Dytë.

Biografitë gjenden duke filluar në faqen 135. U njoftuan gjithashtu thirrjet e 36 Të Shtatëdhjetëve Zonalë (shih faqen 44).