2017
Plaku Tejlor G. Godoi
maj 2017


Plaku Tejlor G. Godoi

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Elder Taylor G. Godoy

Pas disa vitesh në profesionin e tij, Plaku Tejlor G. Godoi e pa veten në një udhëkryq.

Ai po punonte si dentist, duke ngritur një ndërmarrje dhe ishte në pritje të një të ardhmeje në mësimdhënien akademike për kirurgjinë dentare. Por një udhëheqës i dashur dhe i mirëbesuar priftërie, e ftoi atë që të punonte për Seminaret dhe Institutet.

Lënia pas e një karriere në lulëzim ishte një zgjedhje interesante për një dentist të ri, i cili u mbështet më 1 prill 2017, si një Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë. Shumë prej bashkëpunëtorëve të tij u çuditën se si ai mundi të largohej nga profesioni.

“Por unë e dija se ishte zgjedhja e duhur”, tha ai. Një siguri e tillë plot besim e karakterizon një të kthyer në besim në Kishë. Ndihmesa [e dhënë] që të tjerët ta zbulojnë ungjillin dhe të arrijnë ta duan atë, është vërtetuar se është një mundësi dhe bekim që e karakterizon jetën [e tyre].

Gjatë karrierës së tij në arsim në Kishë, Plaku Godoi punoi si mësues instituti, bashkërendues, drejtor dhe drejtor në rang vendi. Më së fundi, ai ishte drejtori zonal për Seminaret dhe Institutet në Zonën Veriperëndimore të Amerikës Jugore.

Tejlor Gijermo Godoi Atanasio lindi në Lima të Perusë, në vitin 1968, nga Tejlor Godoi dhe Adalzahinda Atanasio. Babai i tij vdiq kur ai ishte një djalë i vogël dhe atë e rriti njerku i tij i dashur, Elias Rebaza. Plaku Godoi iu bashkua Kishës kur ishte 17 vjeç.

Pasi shërbeu në Misionin e Limës Veriore në Peru, ai u kthye në qytetin e tij të lindjes, Arekipa. Atje ai krijoi miqësi me një të re që quhej Karol Paheko. Të dy të kthyerit në besim u martuan më 31 maj 1994, në Tempullin e Limës në Peru. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

Plaku Godoi mori një diplomë universitare për stomatologji në Universitetin Kalotik të Santa Maries në vitin 1993 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim në Universitetin Teknik të Madridit në vitin 2006.

Ai ka shërbyer si peshkop, këshilltar i lartë, president kunji, drejtor zonal për çështjet publike dhe I Shtatëdhjetë Zonal.