2017
Plaku Brajën K. Tejlor
maj 2017


Plaku Brajën K. Tejlor

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Elder Brian K. Taylor

Brajën King Tejlori u mbështet si një Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 1 prill 2017.

Plaku Tejlor lindi në vitin 1964 në Ogden të Jutës në SHBA, nga Louell Muni dhe Maria King Tajlori. Ai u rrit në Kejsvillin fqinjë, i katërti në një familje me pesë fëmijë që i donin peshkimin dhe sportet.

Vëllai i tij më i madh, Krejgu, kishte një bursë basketbolli nga Universiteti Shtetëror i Jutës në Logan të Jutës, dhe po përpiqej të vendoste nëse duhej të shërbente në një mision apo të vazhdonte karrierën e tij në kolegj.

“Një natë, kur po hanim darkë i thashë [atij]: ‘Ej, nëse ti shkon në mision, unë do të shkoj në mision’”, kujtoi Plaku Tejlor. Të dy vëllezërit përfunduan duke shërbyer [në mision] dhe Plaku Tejlor shkoi në Misionin e Seviljes në Spanjë.

Para misionit të tij, Plaku Tejlor luajti në ekipin e basketbollit të Universitetit “Brigam Jang” nga viti 1982 deri në vitin 1984, me Devin G. Durrantin, i cili aktualisht po shërben si anëtar i Presidencës së Përgjithshme të Shkollës të së Dielës.

Në UBJ ai takoi edhe bashkëshorten e tij të ardhshme, Xhill Fethërstonin. Ajo jepte mësim në orën e Doktrinës së Ungjillit në lagjen e saj studentore. I ftuar nga i vëllai, Plaku Tejlor e vizitoi klasën e saj dhe u takua me të. Një histori dashurie lulëzoi dhe ata u martuan më 30 prill 1987, në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindër të shtatë fëmijëve.

Motra Tejlor është e vetmja bijë nga shtatë fëmijë të Plakut Von J. Fethërston, Autoritet i Përgjithshëm nderi, dhe Motra Merlin Fethërston. “Ata ishin thjesht shumë pranues dhe të dashur”, tha Plaku Tejlor për vjehrrin dhe vjehrrën e tij. “E ndjeva menjëherë se më donin.”

Me një diplomë universitare nga UBJ, Plaku Tejlor ka ngritur një numër firmash, përfshirë një shoqëri që hartoi programe kompjuterike për të bashkërenduar thirrjet urgjente midis agjencive publike të sigurisë.

Ai ka shërbyer si mësues seminari, këshilltar i lartë, president i Të Rinjve të lagjes, president kunji, dhe, në kohën kur mori këtë thirrje tek Të Shtatëdhjetët, si president i Misionit të Dallasit në Teksas.