2017
Plaku Soni L. Koh
maj 2017


Plaku Soni L. Koh

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Elder Joni L. Koch

Plaku Soni Luiz Koh është anëtar i brezit të dytë në Kishë nga Brazili. Prindërit e tij, Luiz dhe Etelka Gasko Koh, vizituan një larmi kishash vendore në vitet e para të martesës së tyre për të gjetur të vërtetën shpirtërore.

Disa orë pasi e ëma kishte bërë një lutje që i buroi nga zemra, dhe premtoi ta ndiqte Perëndinë, misionarët mbërritën në derën e prindërve të tij. Në më pak se gjashtë muaj, ata u pagëzuan.

I lindur në vitin 1962, Plaku Koh u rrit në Soinvill të Santa-Katerinës në Brazil. Ndikimi i udhëheqësve të Kishës, të tillë si një mësuese e përkushtuar e Fillores, një peshkop që ishte si baba, dhe një president kunji i guximshëm, e ndihmuan atë që të zotohej për ta jetuar ungjillin.

Pasi kreu një mision kohëplotë në Misionin e San-Paolos Veriore në Brazil, Plaku Koh studioi për statistikë në Universitetin “Brigam Jang” në Provo të Jutës në SHBA. “Kur u ktheva në Brazil, vizitova lagjen e një mikut tim, ku takova gruan time të ardhshme”, tha Plaku Koh. “Ajo erdhi drejt meje dhe më pyeti a isha i martuar.” Pas një shoqërimi tetëmujor në largësi – dhe vetëm 15 ditë vërtet së bashku – ai u martua me Liliana Mishel Ludvigën më 26 prill 1988, në Tempullin e San-Paolos në Brazil. Ata kanë dy fëmijë.

Pasi u diplomua nga UBJ dhe mori një diplomë pasuniversitare ekzekutive për administrim biznesi, Plaku Koh punoi në logjistikën ndërkombëtare. Gjatë hapësirës së 25 viteve, ai punoi për një mori shoqërish derisa u thirr për të shërbyer me kohë të plotë në Kishë.

Plaku Koh ka shërbyer si peshkop, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal. Ai po shërbente si president i Misionit të Maputos në Mozambik, në kohën kur u thirr si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.

“Dëshmia ime u ndërtua gradualisht, me kalimin e kohës, përmes përvojave shpirtërore të marra nëpërmjet të jetuarit të ungjillit”, tha Plaku Koh. “Libri i Mormonit është një nga elementet kryesore në forcën e dëshmisë sime për Zotin Jezu Krisht, Kishën e Tij dhe Profetin Jozef Smith.”