Programi “Pathway” për Arsimim
Presidenca e Parë ka njoftuar krijimin në Kishë të një organizate të re mbarëbotërore për arsimim më të lartë, të quajtur BYU–Pathway Worldwide [UBJ–Pathway Mbarëbotëror]. Organizata e re do ta fillojë funksionimin më 1 maj 2017. Organizata do t’u sigurojë mundësi arsimimi atyre njerëzve që, në rast të kundërt, nuk do t’i kishin ato.
“Programi Pathway është një urë për në botën e arsimimit në kolegj nëpërmjet internetit dhe një shteg drejt mundësive për një jetesë të suksesshme”, tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë.