Plaku Patrik Kiëron
Presidenca e Të Shtatëdhjetëve
Teksa shërbente si President i Zonës së Europës, Plaku Patrik Kiëron ishte dëshmitar i udhëtimit të dy milionë refugjatëve nga Lindja e Mesme e rrënuar nga lufta drejt sigurisë në Europë. “Pasi i pashë në sy dhe i dëgjova historitë e tyre, si të terrorit prej të cilit u arratisën, edhe të udhëtimit të rrezikshëm për të gjetur strehim, unë nuk do të jem më kurrë i njëjti”, tha ai. “Ka qenë frymëzuese të shihja se çfarë kanë dhuruar bujarisht anëtarët e Kishës nga e gjithë bota, për t’i ndihmuar këta individë dhe familje, të cilët kanë humbur kaq shumë.”
Plaku Kiëron, i cili u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 3 prill 2010, u thirr në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve më 1 gusht 2017.
Plaku Kiëron u lind në Karlajll, në Kamberland të Anglisë, në korrik 1961, nga prindërit Padi dhe Patricia Kiëron. Meqë babai shërbente në Forcën Ajrore Mbretërore Britanike, Plaku Kiëron u edukua në Lindjen e Mesme dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë që ishte kërkues në Kishë, ai hasi në një shkrim në Librin e Mormonit që thotë: “Njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (2 Nefi 2:25). “Ai shkrim më kumboi në veshë”, thotë Plaku Kiëron. “Në ato që kisha ndeshur, unë kisha parë se jeta jonë mund të pasurohet pa masë duke ndjekur këshillën e Shpëtimtarit për të qenë të gëzuar.” Ai u bashkua me Kishën në pragun e Krishtlindjes së vitit 1987.
Ai u takua me Xhenifer Kerëll Hjulmin kur ajo studionte në Angli me programin e Universitetit “Brigam Jang”. Ata u martuan në Tempullin e Oklandit në Kaliforni në 1991 dhe jetuan në Angli deri në thirrjen e tij në 2010-ën. Ata janë prindër të katër fëmijëve.
Ai ka jetuar e punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara në industri të ndryshme, përfshirë kujdesin shëndetësor, ushqimin, transportin, automjetet dhe drejtoi kompaninë e vet të konsultimit për komunikacionet. Angazhimi i tij qytetar dhe komunitar ka përfshirë shërbimin në borde të organizatave bamirëse, të një shkolle, të një agjencie sipërmarrjeje dhe të një kolegji.
Plaku Kiëron ka shërbyer në thirrje të shumta në Kishë, përfshirë thirrjen si ndihmësnëpunës i lagjes, president i Të Rinjve të lagjes, këshilltar në peshkopatë, president dege, president kunji dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.