2017
Profetët dhe Apostujt Japin Shërbesë në Mbarë Botën
nëntor 2017


Profetët dhe Apostujt Japin Shërbesë në Mbarë Botën

Profetët dhe apostujt thirren si “dëshmitarët e veçantë të emrit të Krishtit në gjithë botën” (DeB 107:23). Ja disa prej veprimtarive të tyre që nga konferenca e përgjithshme e prillit.

Presidenti Tomas S. Monson e kremtoi qetësisht ditëlindjen e tij të 90-të në Jutë të SHBA-së, më 21 gusht. Ai ritheksoi një dëshirë për ditëlindjen, të cilën e ka shprehur më parë, se dhurata më e mirë që ai mund të merrte, do të ishte për njerëzit që të “gje[jnë] dikë që po kalon një kohë të vështirë, apo që është i sëmurë, apo i vetmuar dhe [të] bë[jnë] diçka për të”.

Në Hamilton të Zelandës së Re, Presidenti Henri B. Ajring përkushtoi godinat e Tempëll-Viuit, më parë i njohur si kompleksi universitar i Kolegjit Kishtar të Zelandës së Re. Pas uraganit Irma, ai vizitoi Porto-Rikon, San-Tomasin dhe vullnetarë të Kishës që po ndihmonin në përpjekjet për pastrim në Floridë të SHBA-së.

Presidenti Diter F. Uhtdorf vizitoi Teksasin në SHBA, pa ekipe shenjtorësh të ditëve të mëvonshme në Hjuston duke punuar përkrah fqinjëve të tyre pas uraganit Harvi dhe tha se sjellja “ndihmo-sido-që-të-mundesh” është e zakonshme për shenjtorët e ditëve të mëvonshme anembanë botës.

Presidenti Rasëll M. Nelson i paraqiti guvernatorit të Nebraskës në SHBA një vëllim të historisë familjare, vizitoi udhëheqës e misionarë në Nju-Jork të SHBA-së dhe u tha studentëve të institutit në Jutë që Bibla është “e mbushur me profeci rreth … Rivendosjes”.

Pasi vizitoi anëtarë në Japoni dhe Kore, Plaku Dallin H. Ouks tha: “Zoti kujdeset për fëmijët e Tij. Ai i di rrethanat dhe shqetësimet e tyre dhe është i hirshëm në dashurinë e Tij.” Në veprimtarinë Ballë për Ballë në Kore, ai iu përgjigj pyetjeve nga rinia. Ai u takua me ministrin e ngarkuar për Lojërat Olimpike të Tokios në 2020-ën. Dhe me kërkesën e presidentit të Perusë, Plaku Ouks e takoi që të merrte falënderimet e presidentit për ndihmën e Kishës gjatë përmbytjeve.

Jutë, Plaku Ballard i nxiti të rinjtë në moshë madhore beqarë që ta respektojnë Shabatin si “një kohë të mrekullueshme dhe të lavdishme” dhe të studiojnë parimet e doktrinat themelore të Kishës. Ai u tha punonjësve të tempullit se tempujt e ndërtuar tani do të përdoren gjithashtu gjatë Mijëvjeçarit. Së bashku me Plakun Ronald A. Rasband, ai vizitoi Teksasin për t’u dhënë nxitje vullnetarëve që po pastronin shkatërrimin nga uragani dhe përmbytja.

Plaku Robert D. Hejls mori Çmimin e Presidentit për Pionierët e Përparimit 2017 nga një organizatë komunitare në Jutë. “Të jemi në gjendje ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ta lartësojmë njëri-tjetrin, ta forcojmë njëri-tjetrin është cilësia më e mrekullueshme, mendoj unë, e të qenit një pionier”, tha ai.

Rusi dhe Ukrainë, Plaku Xhefri R. Holland dha mësim se jeta ka për qëllim që të ketë sprova, por ungjilli siguron këndvështrim, shpresë dhe nxitje. Në Angli, në Konferencën e Dytë të Uinsërit mbi Përndjekjen Fetare, ai tha se besimi i ndihmon shumë njerëz që të mëkëmben nga statusi i refugjatit dhe të japin ndihmesë në shoqëri. Pas konferencës, ai u ofroi këshillë anëtarëve të Kishës, presidentëve të misioneve dhe misionarëve në Portugali e Spanjë.

Plaku Dejvid A. Bednar vizitoi tri kombe të Afrikës Perëndimore, të pavizituara më parë nga ndonjë Apostull: Senegalin, ku ai ofroi lutjen përkushtuese, Guinenë dhe Malin. Ai gjithashtu u takua me anëtarë në Nigeri e Ganë. Gjatë një takimi shpirtëror mbarëbotëror, që u nis nga Karolina e Veriut në SHBA, ai i nxiti të rinjtë në moshë madhore që të jenë “një hallkë bashkëlidhëse” në zinxhirin e familjes së tyre të përjetshme.

Plaku Kuentin L. Kuk u takua me anëtarë e misionarë në Tajvan, Hong--Kong, Indi e Tajlandë, duke vënë në dukje se “anëtarët janë të entuziazmuar rreth Kishës, duke u përqendruar tek tempulli dhe puna misionare”. Në Nju--Xhersi të SHBA-së ai foli në Seminarin e Institutit Sejmur mbi Lirinë Fetare. “Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet tona të qëndrueshme dhe jetike për ta shtuar moralshmërinë dhe për t’i mbrojtur familjet”, tha ai. Në Kaliforni të SHBA-së ai i nxiti anëtarët e shoqatës avokatore që të ruajnë besim dhe baraspeshë në jetën e tyre dhe që ta mbrojnë lirinë fetare.

Ekuador e Kolumbi, Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim se besimi në Ringjalljen e Krishtit do të na ngushëllojë dhe mbështetë. Në Indi, ai pranoi një Çmim për Paqen Botërore në emër të Kishës dhe u paraqiti kopje të Librit të Mormonit në nepalishte presidentit dhe zëvendëspresidentit të Nepalit, si edhe degës së Katmandusë.

Muaj përpara uraganeve dhe përmbytjeve, Plaku Nil A. Andersen vizitoi Porto-Rikon, Haitin dhe Republikën Domenikane, ku foli rreth mbështetjes te vetja, arsimimit dhe përgatitjes për të marrë bekimet e tempullit. Natën e Edukimit Familjar SHDM në Universitetin Shtetëror të Arizonës në Arizonë të SHBA-së, ai i nxiti shenjtorët e ditëve të mëvonshme që t’i “hapim dyert tona, t’i vlerësojmë bindjet e të tjerëve [dhe] të mësojmë më shumë rreth tyre”. Plaku Andersen krijoi kunjin e 100-të në Filipine dhe përkushtoi qendrën e zgjeruar të trajnimit të misionarëve në Manila.

Afrikën e Jugut dhe në Republikën Demokratike të Kongos, Plaku Ronald A. Rasband vuri në dukje se, me tre tempuj në funksionim në Afrikë dhe pesë të tjerë që po ndërtohen ose janë njoftuar, “Zoti po i përgatit popujt afrikanë që t’i marrin të gjitha bekimet e Tij”.

Plaku Geri E. Stivenson vizitoi Vanuatun, Australinë, Zelandën e Re, Polinezinë Franceze dhe Universitetin “Brigam Jang” – Havai në Havai të SHBA-së. “Kur … i shohim sfidat tona nëpërmjet lenteve të ungjillit, ne do të gjejmë përgjigje të cilat na sjellin lumturi dhe gëzim”, tha ai. Ai u takua me presidentin dhe kryeministrin e Vanuatus dhe arqipeshkvin e Papitit në Tahiti.

Plaku Dejll G. Renland vizitoi pesë vende në qershor: Guatemalën, Kosta-Rikën, El-Salvadorin, Nikaraguën dhe Hondurasin, ku organizoi kunjin e parë në gjuhën kekçi në Guatemala dhe mori pjesë në një konferencë për liritë fetare dhe në një konferencë të rinisë. Në gusht, ai dhe bashkëshortja e tij, Motra Ruth L. Renland, morën pjesë në mbrëmjen e parë Ballë për Ballë të nisur nga Akra në Ganë dhe në shtator ai i nxiti studentët e Universitetit “Brigam Jang” – Ajdaho në Ajdaho të SHBA-së që të mbështeten te doktrina e Krishtit.