Qendrat e Trajnimit të Misionarëve
Një qendër e re e trajnimit të misionarëve në Akra të Ganës dhe një qendër e zgjeruar e trajnimit të misionarëve në Provo të Jutës në SHBA, e shprehin rëndësinë e vazhdueshme të shërbimit misionar.
QTM-ja e sapombaruar në Ganë, ngjitur me tempullin e Akrës në Ganë, ka vendqëndrim për 320 misionarë dhe ka vend edhe për t’u shtuar. Godina më e madhe siguron vendqëndrim për misionarët që nisen nga Afrika perëndimore dhe juglindore, si edhe për misionarët nga e gjithë bota që janë thirrur të shërbejnë në Afrikë. Godinat e reja e bëjnë më të lehtë për misionarët që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare – anglisht ose frëngjisht – dhe të mësojnë gjuhën dhe kulturën e zonës ku janë caktuar të punojnë.
Zgjerimi i QTM-së në Filipine e dyfishon kapacitetin e saj deri në 280 misionarë. Ai zgjerim përfshin dy godina të reja në një kompleks prej pesë godinash, të vendosura përkrah zyrave të Zonës së Filipineve dhe nga ana tjetër e rrugës përballë Tempullit të Manilës në Filipine. Që kur QTM-ja në Filipine u hap në vitin 1983, ajo u ka shërbyer misionarëve që vinin apo shkonin në 60 kombe.
Zgjerimi i QTM-së në Provo përfshin dy godina të reja gjashtëkatëshe me 200 klasa të reja për mësim, më shumë se 100 dhoma për ushtrimin e mësimeve dhe 13 laboratorë kompjuterikë ku misionarët marrin trajnim përpara se të dërgohen në zonat e tyre të caktuara anembanë botës. QTM-ja në Provo ka kapacitetin për të trajnuar njëkohësisht deri në 3700 misionarë të rinj, të reja dhe në moshë.
Kisha ka 15 qendra të trajnimit të misionarëve në vendndodhje të ndryshme në mbarë botën.