Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 187-të
Zot profetin beko;
Past’ shëndet dhe qet’si
Zemra e tij.
Te shpirtrat që bekon,
Lënshin mbres’ fjal’t e tij
Që t’zgjedhim më t’mirën
Me drejtësi.
(“Zot Profetin Beko”, Himne, nr. 14, u këndua gjatë sesionit të paradites të së shtunës.)
Për më shumë se 50 vjet, tregimet vetjake prekëse dhe dëshmia e fuqishme për Jezu Krishtin e Presidentit Tomas S. Monson, kanë qenë pjesë e konferencës së përgjithshme. Por, për shkak të shëndetit në rënie, që të dy, si Presidenti Monson ashtu dhe Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nuk qenë të pranishëm në konferencë, gjë që ishte shumë e dukshme.
Ata munguan, por nuk u harruan.
Megjithëse Presidenti Monson i ndiqte punimet nga shtëpia dhe Plaku Hejls ndërroi jetë paqësisht në spital pak para sesionit të fundit, ata që të dy jo vetëm që ishin në mendimet tona ndërsa luteshim për ta, por edhe ndikimi i tyre qe i dukshëm në fjalime.
Prsidenti Monson u citua prej më shumë se një duzine folësish, përfshirë Presidentin Rasëll M. Nelson (shih faqe 60), i cili iu referua veçanërisht ftesës së Presidentit Monson në konferencën e fundit që “me lutje ta studiojmë dhe ta përsiatim Librin e Mormonit çdo ditë”1.
Plaku Nil L. Andersen, folësi përmbyllës (shih faqe 122), tregoi pjesë bisede të cilën Plaku Hejls po e përgatiste për në konferencë, por që nuk qe në gjendje ta mbante: “Kur zgjedhim të kemi besim, ne përgatitemi që të qëndrojmë në praninë e Perëndisë”, shkroi Plaku Hejls. Sigurisht, Plaku Hejls zgjodhi besimin.
Jo të pranishëm, por jo duke munguar vërtet, Presidenti Monson dhe Plaku Hejls nuk qenë në foltore, por ata luajtën rol të rëndësishëm për ta bërë konferencën kuptimplote për shumë njerëz.
Ne përher’ lutemi për ty, profet,
Që Per’ndia qet’sim dhe g’zim të t’jap’;
Vitet kalojn’, ballin ty t’rrudhosin,
Drita që mban ti, të ndrij’ si tani;
Drita që mban ti, të ndrij’ si tani.
(“Ne Përher’ Lutemi për Ty”, Himne, nr. 17, u këndua gjatë sesioni të përgjithshëm të priftërisë.)