2017
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
nëntor 2017


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Vëllezër dhe motra, unë tani do t’ju paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse të Kishës për votën tuaj mbështetëse.

Propozohet që ne të mbështetim Tomas Spenser Monsonin si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorfin si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij Kuorumi: Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson dhe Dejll G. Renland.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Pleqtë Donald L. Hallstrom dhe Riçard J. Meinis janë liruar nga shërbimi si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’u tregojnë vlerësim këtyre Vëllezërve për shërbimin që kanë kryer, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Propozohet që t’i mbështetim Pleqtë Huan A. Uceda dhe Patrik Kiëron, të cilët janë thirrur të shërbejnë si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

Atyre që janë të gatshëm t’i mbështetin këta Vëllezër në detyrat e tyre të reja, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë që është kundër, mund ta tregojë me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i lirojmë nga thirrja me vlerësim për shërbimin e tyre të përkushtuar Pleqtë Stenli G. Ellis, Leri R. Lorens dhe W. Krejg Zuik si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe t’u japim atyre pozicion nderi.

Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që t’i lirojmë sa vijojnë nga thirrjet si Të Shtatëdhjetë Zonalë: Pedro U. Aduru, Detlef H. Adler, Anhel H. Alarkon, Uinsor Balderrama, Robert M. Koll, Kristofer Çarls, Xhene R. Çidester, Ralf L. Dusnap, Anhel A. Duarte, Piter F. Evans, Francisko D. N. Granha, Jurij A. Gushçin, Kliford T. Herbertson, Aniefiok Udo Injon, Luis M. Leal, Alehandro Lopez, L. Zhan-Klod Mabaja, Deklan O. Madu, Aleksander T. Mestre, Jared R. Okampo, Endrju M. O’Riordan, Hesus A. Ortiz, Abenir V. Paharo, Siu Hong Pon, Robert C. Rien, Horge Luis Romeu, Horge L. Saldivar, Siro Shmail, Alin Spanaus, Moroni B. Torgan, Stiven L. Toronto dhe Rikardo Vajadares.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin për shërbimin e tyre të shkëlqyer, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që ta mbështetim Torben Engbjergun që të shërbejë si I Shtatëdhjetë Zonal.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Ata që ishin kundër ndonjërit prej propozimeve, duhet të vihen në kontakt me presidentët e tyre të kunjeve.

Vëllezër dhe motra, ne jemi mirënjohës për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.